Spalletti, i lumtur në Zenit

Nga Express më 11 mars 2011 në ora 20:13
Trajneri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti, ka mohuar spekulimet rreth kalimit në Juventus për sezonin e ri.
Spalletti është njëri prej kandidatëve kryesorë për pasardhës të Luigi del Nerit, mirëpo ai ka insistuar se është i lumtur në Rusi.
“Në Itali flitet për kalimin tim në Juventus? Më herët flitej për Fiorentinën, pastaj Interin e tani Juventusin. Do të mbetem në Zenit sepse jam mirë këtu, është një klub i shkëlqyeshëm”, tha Spalletti për Mediaset Premium.