Dermatologu: Solari nuk është mjet estetik, shkakton kancer të lëkurës
Përdorimi i solarit në vendin tonë është keqkuptuar, pasi nuk kemi të bëjmë me një pajisje estetike. Ai është krijuar për t'u ardhur në ndihmë personave që nuk kanë mundësi të marrin sasinë e nevojshme të rrezatimit diellor e jo për t'u nxirë e për t'u dukur bukur". Pohimi është bërë nga mjeku dermatolog, Mikel Nakuçi, i cili shprehet se solari nuk është i këshillueshëm për asnjë moshë, ndërsa shpjegon se ai mund të dëmtojë qelizat e të shkaktojë kancer të lëkurës.
Doktor, çfarë është solari?
Unë dëshiroj ta filloj me një histori të solarit. Ajo që dua të theksoj është se solari nuk është një mjet, i cili është krijuar për t'u nxirë e për t'u dukur bukur. Ai u krijua për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre personave që jetojnë në vendet skandinave e që nuk kanë mundësi të marrin rrezatimin diellor. Pra, solari nuk është një mjet estetik, ashtu siç përdoret masivisht në vendin tonë. Ai është një "mjet", i cili përdoret për të marrë sasinë e nevojshme të rrezatimit ultraviolet edhe në raste të veçanta për kurimin e disa sëmundjeve të veçanta të lëkurës.
Cilat janë disa nga problemet që shkakton në lëkurë përdorimi i tij?
Padyshim që përdorimi i solarit dëmton qelizat, ndërkohë që me kalimin e kohës përdorimi pa kriter mund të shkaktojë dhe kancer të lëkurës.
Ju thatë, që ai përdoret për kurimin e disa sëmundjeve. Cilat janë ato?
Një prej tyre është psoriasi, një sëmundje që shkaktohet nga një deficit i sistemit imunitar. Kjo është sëmundja më e rëndësishme. Pastaj kemi edhe sëmundje të tjera, siç mund të jetë mungesa e pigmentit që trajtohet përmes rrezatimit ultraviolet.
Në ato raste kur ka vajza ose djem që vendosin ta përdorin atë për nxirrje të lëkurës, cila është mosha më e këshillueshme?
Për asnjë moshë nuk është i këshillueshëm.
Pra këshillohet vetëm për raste sëmundjesh. . .
Po, vetëm për sëmundje ose për raste të veçanta për shkak të mungesës së rrezatimit diellor. Për shembull te minatorët, të cilët punojnë nën tokë. Ata e kanë më të nevojshme të bëjnë solar ose njerëz të tjerë që kanë qëndruar brenda për një kohë të gjatë dhe nuk janë rrezatuar fare. Pra janë disa kushte kur mund të lejohet, por përdorimi i tyre thjesht për marrjen e ngjyrës është i pakëshillueshëm. Shoqata e Dermatologjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë një urdhëresë ku thotë "kujdes nga solari".
Ju vetë keni patur raste kur ai është përdorur pa kriter dhe ka shkaktuar probleme në lëkurë?
Problemet nga solari nuk janë të menjëhershme. Urgjenca ka vetëm kur që ditën e parë e vë me një intensitet shumë të lartë. Por efektet e solarit janë jo të menjëhershme. Kjo është edhe për rrezatimin diellor në përgjithësi. Po të shohësh lëkurën e njerëzve që kanë jetuar në fshat ose lëkurën e marinarit, ajo është një lëkurë e dëmtuar sepse kemi dëmtim të fijeve elastike, sëmundje që quhen prekanceroze. Të gjitha këto ndodhin për shkak të një rrezatimi të vazhdueshëm. Pra njerëzit vërtet shkojnë bëjnë solar dhe duken bukur, por ata duhet të shikojnë lëkurën e një fshatari që ka punuar gjithë jetën në fshat ose lëkurën e një detari, të cilët janë nën rrezatimin e vazhdueshëm të diellit dhe duhet të thonë: A e dua unë këtë lëkurë? Ajo që dua të them është vetëm se 2 orë në ditë janë të nevojshme të shkohet në plazh, në mënyrë që organizmi të marrë rrezet e nevojshme.
Po sa i takon ekspozimit në plazh, çfarë sugjeroni ju si specialist?
Ka një kërkesë të dyanshme sa i takon përdorimit të rrezatimit, i cili është i nevojshëm, por deri në masën e duhur. Thuhet ilaçi është helm dhe helmi është ilaç. E vetmja këshillë në këtë rast është doza. Doza e bën ndryshimin. Doza e rrezatimit diellor është e rëndësishme sepse nuk mund të shkosh në plazh e të rrish gjithë ditën, të përcëllohesh në diell. Filtri i madh, që është atmosfera, për shkak të sipërfaqes sferike të tokës e kap deri në orën 11 dhe pas orës 16:00. Në këto orare ne kemi marrjen maksimale të rrezatimit, i cili është shumë i rëndësishëm sidomos te fëmijët e vegjël.
Po për kremrat mbrojtës çfarë mund të thuhet?
Doja të thoja që të gjithë antisolaratët, që janë kremrat që përdoren për mbrojtjen nga dielli kanë një numër (Sun Protection Factor). Si duhet kuptuar ky numër? Nëse për herë të parë del në diell dhe skuqesh për 5 minuta(varet kjo nga ngjyra e lëkurës) dhe nëse blihet një krem me një numër të caktuar, kjo kohë rritet po kaq fish. Gjithsesi asnjë krem nuk e ka efektin mbrojtës më tepër se tre orë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)