Ministri i ri mban peng emërimet e reja në arsim
Situata pritet të zhbllokohet pas kalimit të furtunës së shkarkimeve në këtë sektor
Jonida Tashi
Bllokohen emërimet në arsimin parauniversitar për mësuesit. Ndonëse çdo ditë pranë Drejtorisë Arsimore të Tiranës paraqiten mjaft mësues që kërkojnë një vend pune në arsim, tashmë ata thjesht bëjnë dorëzimin e dosjes, pasi askush prej drejtuesve të kësaj drejtorie nuk mund t’i përgjigjet kërkesave të tyre për emërim. Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe në drejtoritë arsimore në rrethe. Shkak për pezullimin e emërimeve në arsim mësohet se është bërë posti drejtues i Ministrisë së Arsimit, për të vijuar më pas me ata të drejtorive arsimore. Duke qenë se këta të fundit janë poste politike, ekziston mundësia që mjaft prej drejtuesve të drejtorive arsimore të lenë vendet e tyre të punës në shtator, pas emërimit të kreut të ri të Ministrisë së Arsimit.
Lëvizjet
Do të jetë kreu i ri i Ministrisë së Arsimit ai që do të përcaktojë se cilët do të jenë emrat që do të drejtojnë drejtoritë arsimore për katër vitet e ardhshme. Por zinxhiri i lëvizjeve në arsimin nuk do të ndalet këtu, pasi pas ndërrimit të drejtuesve të drejtorive arsimore, do të vijohet me ata të gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare. Vetëm pas qartësimit të emrave të drejtuesve të rinj të arsimit parauniversitar, mësuesit do të mund të mësojnë nëse do të punësohen këtë vit në arsim, apo do të mbeten thjesht një numër më shumë në listën e arsimtarëve që presin të punësohen. Ndërkohë që po kaq i paqartë sa mësuesit që presin të punësohen rishtazi në arsim është edhe fati i mjaft arsimtarëve që kanë dhënë mësim në shkolla. Deri më tani, praktika e ndjekur nga drejtuesit e partive politike në vendin tonë ka treguar se pas ndërrimit të pushtetit nis furtuna e shkarkimeve në institucione. Duke marrë shkas nga kjo situatë, tashmë shumë prej të punësuarve në arsim nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të numërojnë ditët e punës që u kanë mbetur në këtë sektor.
Vendet
Përveç lëvizjeve politike, një problem tjetër që po vështirëson vitet e fundit punësimin në arsim është edhe mungesa e vendeve të lira të punës. Vetëm në Drejtorinë Arsimore të Tiranës rezultojnë mbi 4 mijë dosje të plotësuara nga mësues, që presin të punësohen, apo të transferohen diku tjetër. Ndërsa mësues të punësuar në Drejtorinë Arsimore të Tiranës janë 4700. Praktika që ndiqet deri tani për emërimet në arsim ka të bëjë me takimin në Drejtorinë Arsimore çdo të enjte nga mësuesit, që presin që t’u vijë radha e punësimit. Por, ka dhe nga ata, që kanë vite që presin të marrin një emërim, midis të cilëve gjen edhe nga ata të sapodiplomuarit, të cilët e kanë shënuar rishtazi emrin në listën e gjatë të punëkërkuesve. Vetëm gjatë fillimit të çdo viti të ri shkollor në Drejtorinë Arsimore të Tiranës paraqiten mbi 300 kërkesa të reja. Specialistët e drejtorisë shpjegojnë se megjithëse kërkesat e reja janë hedhur në regjistër, emërimi është ende larg. Sipas tyre, përpara emërimit, secili prej tyre duhet të qëndrojë disa kohë në dispozicion, proces ky që nuk ka një afat të përcaktuar kohor. Për rrjedhojë, shanset që këta mësues të rinj të punësohen gjatë këtij viti shkollor janë të pakta. Gjithsesi për të qenë i regjistruar si kandidat për tu punësuar në arsim, secili prej të interesuarve duhet të dorëzojë pranë drejtorive arsimore dosjen e tij personale. Specialistët e dokumentacionit në Drejtorinë Arsimore Tiranë kanë detajuar se çfarë dokumentesh duhet të përmbajë kjo dosje, në mënyrë që të pranohet prej tyre.
Dokumentet që duhet të përmbajë dosja për punësim në arsim
Dosja e punësimit në arsimin parauniversitar përfshin këto dokumente:
Vërtetim nga Njësia Bashkiake
Certifikatë personale
Shkresë përcjellëse nga fakulteti DAR(vërtetim me numër protokolli)
Fotokopje të noterizuara të: diplomës, listës së notave, Dëftesës së Pjekurisë
Dy fotografi (9/12)
CV, kërkesë për punësim
Trajnime, dëshmi etj. (fotokopje).
26 Gusht 2009