E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre mite per duhanin

Pse sa here qe jemi te stresuar, na shkon mendja te cigarja? “Duhani eshte refleksi kryesor, atavizem, zevendesim per sindrome orale”, thote psikoterapeuti Dimitrij Kleckov. Duhani ne fakt eshte prapambetje ne zhvillimin psikik te njeriut. Per shembull, nje foshnje e shqetesuar kerkon gjirin e nenes, ndersa duhanpiresi perpiqet per nje cigare. Kjo do te thote se njeriu psiqikisht nuk eshte i pjekur dhe nuk di menyre tjeter, qe te mbrohet nga stresi. Gjate pirjes se duhanit paraqitet varshmeria e dyfishte; ajo nga nikotina dhe psikologjike. Njeriu mund te lirohet nga varshmeria e nikotines brenda nje jave, por shume me te veshtire e ka te lirohet nga varshmeria psikologjike. Njeriut i mungojne te gjitha ato rituale te vogla, me te cilat eshte mesuar. Gjithsesi ne menyre specifike ndez cigaren, e mban ne dore, e sjell mes gishtave, e krahas ketyre pi kafe dhe bisedon me miqte. Kur nuk ekziston kjo, paraqitet shqetesimi dhe frika nga humbja e ritualeve te zakonshme. Psikologet keshillojne ndonje mjet me te bute per qetesim, krahas terapise substicionale: camcakez, bonbone... ne rastet me te renda ndihmon hipnoza apo format tjera te psikoterapise.

Frika se do te shendoshen

Shpesh mund te degjohet bindja se kur s’ka me nikotine, organizmi fillon te plotesoje ate mungese me shtimin e grumbullimit te yndyres. Ne fakt, nikotina s’ka lidhje me procesin e krijimit te yndyres ne organizem. Kur njeriu ndjen nevojen qe te pushoje, apo te argetohet me dicka, duhanpiresi kerkon cigare. E ata te cilet e kane lene duhanin e kane me te lehte te hane dicka.

Ndihmon te mendojme

Mes duhanpiresve mbreteron bindja se problemi mund te zgjidhet disi, nese ata ndezin cigare. Ne fakt, cigarja nuk ndihmon qe te koncentrohemi, por vetem t’i qetesojme impulset nervore. Kur njeriu e le duhanin, ai ka pershtypjen se pa cigare s’mund te relaksohet apo te fokusohet, ne ate cfare ben. Arsyeja qendron ne ate se nga njera ane, perberesit e cigareve bllokojne impulset nervore, ndersa nga ana tjeter, deri diku stimulojne qelizat e trurit. Ndaj duket se pas cigares, jemi qetesuar dhe mendimet tona po ashtu. Por ky efekt eshte i shkurter.

Largon dhembjen e kokes

Eshte e vertete se nikotina deri diku kontribuon ne ngushtimin e eneve te gjakut, por ky efekt eshte aq i dobet saqe verehet pas pauzes se madhe (se paku 6 ore mes 2 cigareve). Behet fjale me teper per nje efekt psikologjik, qe u terheq duhanpiresve vemendjen ne dicka tjeter. Keshtu, me mire perdorni ilace, sesa cigare.

C’ndodh kur leme duhanin

Tete ore pasi nuk pime duhan, koncentrimi i oksigjenit ne gjak rritet ne kufijte normale. Pas tre deri ne nente muaj, funksionimi i frymemarrjes permiresohet me 10 per qind. Pas pese vjeteve, rreziku nga infarkti zvogelohet dyfish, ndersa pas 10 vjeteve zvogelohet edhe rreziku nga kanceri i mushkerive. Ne se paku 90 per qind te rasteve, duhani eshte shkaktar i kancerit te mushkerive; ne 15 deri ne 20 per qind te rasteve eshte fajtor per krijimin e semundjeve te tjera onkologjike, ne 75 per qind te rasteve eshte shkaktar i bronhitisit kronik dhe emfizemit te mushkerive, ndersa ne 25 per qind te rasteve, shkaktar i semundjeve kardiovaskulare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›