Dervish Haxhiosmanoviç: “Besoj te trofetë”Dervish Haxhiosmanoviç, “Deda” është trajneri i dytë sezonal i Vllaznisë, duke pasuar pikërisht Agim Canajn, njeriun që e zëvendësoi Haxhiosmanoviçin, edhe pse malaziasi i kishte dhënë klubit të preside

Dervish Haxhiosmanoviç, “Deda” është trajneri i dytë sezonal i Vllaznisë, duke pasuar pikërisht Agim Canajn, njeriun që e zëvendësoi Haxhiosmanoviçin, edhe pse malaziasi i kishte dhënë klubit të presidentit Valter Fushaj, trofeun e 6-të në Kupën e Shqipërisë, atë të edicionit 2007-2008, të 56-in e këtij kompeticioni të rëndësishëm, duke fituar 2-0 kundër Tiranës, rivales së madhe të kuqebluve edhe në këtë edicion.
“Nuk kam ngurruar dhe nuk ngurroj në asnjë moment për t’i thënë po Vllaznisë. Sa herë që kam ardhur këtu kam dëshiruar të jap për këtë ekip këtë dëshiroj dhe kësaj here. E kam ndjekur këtë ekip dhe përmes kronika në nga televizionet shqiptare në Malin e Zi dhe po ashtu kam edhe diskutuar për këtë ekip. Pra e njoh këtë ekip dhe gjendjen e tij. Tani ka shumë ndeshje dhe në të gjitha duhet të bëhet më e mira. Shpresoj se si një sezon më parë ekipi të arrijë ato objektiva që i ka vënë vetes. Unë besoj dhe shpresoj tek puna që do të bëjë ky ekip në mënyrë që të arrihet maksimumi”, -tha trajneri i ri i Vllaznisë gjatë prezantimit të tij.
Gjobat- Klubi i futbollit “Vllaznia” bëri të ditur se presidenti Valter Fushaj në lidhje me ndeshjen me Teutën e cila është humbur thellësisht (4-0), vendosi të gjobisë 70 për qind të lojtarëve me 30 për qind të shumës së rrogës mujore. Këtyre futbollistëve u është lënë mundësia që nëse në fund të sezonit arrijnë ta shpallin kampion Vllazninë, kjo shumë do t’u rimbursohet.
E Marte, 03 Mars 2009