Ne pritje te ofertave per koalicion...

Partia Demokratike e Kosoves dhe lideri i saj Hashim Thaci thane se jane ne pritje te certifikimit te rezultatit te zgjedhjeve para se ti bejne publike ofertat per partite tjera rreth koalicionit te ardhshem qeverises. Nderkohe lideri i LDK-se Isa Mustafa konfirmoi se kjo parti politike do te jete ne opozite dhe nuk do te perfshihet ne kurrfare negociatash per qeverine e re.
Kosova do ta kete qeverine e re shumetnike shumeperfshirese dhe me orientim euro-atlantik perseriti te henen kryetari i Partise Demokratike te Kosoves njeheresh dhe kryeministri ne largim Hashim Thaci.
Si udheheqes i partise fituese te zgjedhjeve Thaci u zotua se do ta formoje qeverine e re por nuk e sqaroi formulen mbi te cilen ai mendon te lidhe koalicionin qeverises. Ai tha se qeveria e re do te formohet shume shpejt pas certifikimit te rezultatit zgjedhor.
Tanime perfundimisht dihet boterisht legjitimiteti i qytetareve te vendit. Partia fituese me nje rezultat bindes eshte PDK-ja. E ritheksoj edhe nje here se menjehere pas certifikimit te rezultatit zgjedhor do ta kemi edhe qeverine e re shumetnike shumeperfshirese ne kuptimin politik dhe standardeve euroatlantike tha Thaci
Nderkohe Lidhja Demokratike e Kosoves per here te pare do te jete ne taborin e opozites. Pozicionin e LDK-se per mosperfshirje ne qeverine e ardhshme e rikonfirmoi lideri i saj Isa Mustafa.
Ne nuk do te bejme koalicion jam shprehur se nuk do te bejme koalicion. Ne jemi pozicionuar si LDK se ku do te jemi ne do te jemi ne opozite ne Parlamentin e ardhshem te Republikes se Kosoves ndersa tash ne presim qe te behet edhe certifikimi i rezultatit theksoi Mustafa.
Ai e hodhi poshte mundesine qe disa deputete te LDK-se te kalojne te koalicioni i ri i PDK-se me subjektet tjera. Mustafa tha se ka degjuar zera per nje mundesi te tille por sic u shpreh ai deputetet e LDK-se nuk mund te trafikohen nga nje subjekt ne tjetrin.
Konsiderojme se nuk e kemi asnje mercenar qe na eshte futur ne listen e deputeteve dhe nuk shohim asnje arsye qe qeverisja e ardhshme e Kosoves te bazohet ne trafikimin e deputeteve sepse nuk do te kete qeverisje te sigurt dhe nuk do te kete qeverisje te qendrueshme u shpreh Mustafa.
Mbetja e LDK-se jashte koalicionit si edhe e Vetevendosjes e cila tashme eshte deklaruar se nuk do te perfshihet ne qeverine e ardhshme e qarteson opoziten e ardhshme.
Nderkaq PDK-se i mbetet te llogarise qe qeverine e ardhshme ta mbeshtese ne koalicionin me pakicat si dhe me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves apo Koalicionin per Kosoven e Re.
Nenkryetari i AAK-se Ahmet Isufi tha te henen se kjo parti politike nuk ka asnje oferte nga partia fituese per ndonje koalicion te mundshem. Pavaresisht nese do te jete ne pushtet apo ne opozite AAK-ja tha Isufi eshte e gatshme ta marre pjesen e vet te pergjegjesise.
Ne jemi per krijimin e nje parlamenti ashtu si e do vendi per institucione te fuqishme per nje qeveri e cila eshte stabile dhe qe e perfundon mandatin. Dhe ne mendojme se AAK-ja e merr pjesen e vet te pergjegjesise qofte nese hyn ne qeveri qofte nese mbetet ne opozite theksoi Isufi.
Partia fituese e zgjedhjeve sipas Kushtetutes e merr e para mandatin per formimin e qeverise se ardhshme. Bazuar ne rezultatin e zgjedhjeve PDK-se ne kete rast do ti duhet te lidhe nje koalicion qeverises per formimin e qeverise se re e cila merr miratimin e Kuvendit me minimumin prej 61 votash.
Por zyrtaret e PDK-se shprehen besimin se do te kene me shume vota ne Kuvend ne menyre qe qendrueshmeria e qeverise se ardhshme te mos vihet ne pikepyetje qe ne start.