E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dervishi: Në pallat nuk banonte asnjë gjyqtar

06/03/2005  Drejtori i policisë së Tiranës doli dje në mesditë në një konferencë për shtyp, lidhur me ngjarjen e ndodhur ndaj të gdhirë të së premtes. Albert Dervishi tha se ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën "Don Bosko" në sheshpushimin mes katit të parë dhe të dytë të pallatit të njohur si ai i invalidëve të luftës ka ndodhur një shpërthim eksplozivi. Si pasojë, ka mbetur i vdekur një shtetas ende i paidentifikuar, që sipas të dhënave paraprake ka qenë trasportuesi i lëndës plasëse. Kryekomisari, vijoi më tej duke thënë se nga grupi hetimor po punohet për identifikimin e kufomës dhe kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor. Kjo do të bëjë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Kryepolici i Tiranës, mohoi faktin se eksplozivi, që plasi mund të kishte patur si shënjestër shtëpinë e ndonjë hierarku të lartë shtetëror, apo individ që merrej me tregëti. "gjithësesi duhet të sqarojmë se në hyrjen e pallatit ku ka ndodhur shpërthimi, nuk banon asnjë gjykatës apo person tjetër me detyrë të rëndësishme shtetërore, apo as edhe ndonjë bisnesmen. Kjo gjë e komplikon dhe më tepër zbardhjen e motivit dhe destinaciionin se ku do të përdorej lënda eksplozive", u shpreh drejtori i policisë Dervishi lidhur me ngjarjen e djeshme. Fa.Bra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›