Në 2 muaj, 4 vrasje
06/03/2005 "Duke iu referuar statistikave dhe marrjen në konsideratë të shtrirjes gjeografike të Tiranës, numrin e popullsisë me mbi 800 mijë banorë, përbërjen heterogjene të popullsisë si dhe një sërë faktorësh të tjerë social-ekonomikë, janë treguesi më i mirë se situata e rendit dhe qetësisë publike si dhe niveli i kriminalitetit janë në nivele krejtësisht normale sipas standarteve evropiane", deklaroi para mediave kreu i policisë së Tiranës, Albert Dervishi. Në territorin që ka nën juridiksion qarku që ai drejton kanë ndodhur gjatë këtyre 2 muajve të parë të vitut 6 ngjarje të rënda. Kryekomisar Albert Derbishi shprehet se nëse do tu referohemi shifrave, 4 nga këto ngjarje janë vrasje. Janë zbuluar 3 vepra tënrënda penale, ku u prangosën 5 autorë të dyshuar. Gjithashtu, sipas drejtorit të qarkut të Tiranës janë mundur të zbulohen 2 raste rrëmbim personi, ku që të dy pengjet janë liruar pa asnjë dëmtim. Sakaq, u identifikuan dhe u vunë në pranga autorët e tyre. Një rezultat konkret i punës së Policisë së kryeqytetit është identifikimi dhe kapja e autorëve që tentuan të ndihmonin të dënuarit për arratisjen nga burgu 302, ku u arrestua ideatori i tunelit, Ilirjan Braka. Që në fillim të vitit 2005 strukturat blu në Tiranë kanë bërë të mudnur kapjen e 87 personave në kërkim nga organet e drejtësisë, por janë vënë në pranga në flagrancë dhe 197 autorë të dyshuar në vepra të ndryshme penale. Plot 125 akuzohen për krime të hapura, nëdrsa 72 në fushën e krimit të organizuar dhe trafiqeve. "E theksoj këtë gjë jo me vetkënaqësi, pasi jemi të ndërgjegjshëm se kemi ende shumë punë për të bërë. Por, për tju ftuar ju si përfaqësues të një pushteti të rëndësishëm të bëheni pjexë e këtyre standarteve duke mos abuzuar me pushtetin që ju jep media dhe duke mos krijuar situata alarmante që nuk ekzistojnë", përfundoi Albert Dervishi fjalën e tij.