E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shqiptarët të bashkuar në identitet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte i ftuar i nderit nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, në drekën e shtruar me rastin e festave të fundvitit, me të gjithë drejtuesit e bashkësive fetare në vend. Në mesazhin përshëndetës, kryetari i Bashkisë ka vlerësuar se shpirti festiv i Tiranës përfaqësohet më së miri në ndërthurjen e simboleve fetare në sheshin e kryeqytetit shqiptar. Kryebashkiaku Basha e ka cilësuar si një dhuratë të çmuar të Zotit, harmoninë dhe bashkëjetesën fetare mes shqiptarëve, të cilët sipas Bashës, sot janë të bashkuar në identitet dhe në qëllimet për një vit më të mbarë. Kryetari i Bashkisë siguroi drejtuesit e bashkësive fetare në vend, se në projektet e vitit të ardhshëm secili prej komuniteteve do të gjejë tek Bashkia e Tiranës një partner të drejtë, të ndershëm dhe të besueshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›