E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonjat e Klubit Diplomatik dhurata për gratë e moshuara

“Në shërbim të njerëzve në nevojë”, kjo ka qenë iniciativa më e fundit e ndërmarrë nga grupi diplomatik “Mirë se erdhët në Tiranë”, i kryesuar nga znj.Liri Berisha, ambasadorja e Egjiptit ,bashkëshortja e ambasadorit të OSCE-së, Ana Maria Wolfarth, si dhe ajo e ambasadorit të Sllovenisë, të cilat kanë vizituar me rastin e festave të fundvitit një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i Misionareve të Nënë Terezës. Së bashku me urimin për personat në nevojë që marrin shërbim në këtë qendër, zonjat e Klubit Diplomatik kanë dhuruar për gratë e moshuara të strehuara ëmbëlsira për festën e Vitit të Ri si dhe disa dhurata për gjithsecilën prej tyre. Znj.Liri Berisha Në emër të grave diplomate shprehu mirënjohje të thellë për motrat misionare të Nënë Terezës, të cilat me përkushtimin e tyre kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për mirëqenien e personave të strehuar në këtë qendër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›