E Shtunë, 31 Tetor 2026

Desar Sulejmani: “Dodona”, gjuha e muzikes se art te Aleksander Pecit Izaura Ndoj

Kompozitori me i suksesshem shqiptar me fame boterore Aleksander Peci, pas 28 vitesh do te sjelle ne skenen shqiptare nje veper me permasa madhore. “Dodona”, eshte vepra simbolike qe vjen ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Ne nje interviste per “Koha Jone” dirigjenti dhe pianisti me fame boterore, po ne te njejten kohe edhe dirigjenti i muzikes se Aleksander Pecit, Desar Sulejmani, rrefen bashkepunimin me kompozitorin si dhe pritshmerite e ketij rikthimi. Pas gati tre dekadash, ai eshte i pari qe sjell ne skenen koreografike shqiptare nje veper te tille serioze me karakter kombetar. Vepra do te realizohet ne skenen e Pallatit te Kongreseve, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Vete kompozitori Peci e vlereson faktin qe pas 28 vjeteve, qe nga koha e baletit “Gjergj Elez Alia” te Feim Ibrahimit, vjen nje premiere e rendesishme absolute baleti shqiptar. Per ta sjelle sa me autoktone kompozitori ka bashkepunuar me disa nga artistet me te mire shqiptare te njohur nderkombetarisht dhe artiste te huaj, po ashtu te suksesshem. Vepra do te interpretohet nga Orkestra e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, drejtuar nga dirigjenti dhe pianisti shqiptar, qe punon ne Gjermani, Desar Sulejmani. Me trupen shqiptare te baletit dhe korin e TKOB do te punoje edhe Bernd Schindowski, nje nga koreografet gjermane me te njohur ne bote. Regjisor i shfaqjes eshte Pali Kuke, ndersa djali i tij, Ergin Kuke, permes studios se vendosur ne Hollyeood, do te realizojne skenografine dhe kostumografine.

Ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise kompozitori Aleksander Peci do te vendos ne skenen shqiptare baletin “Dodona”. Si lindi ideja e ketij bashkepunimi?

Muziken e Aleksander Pecit e njoh prej kohesh, sepse ka qene gjithmone pjese e repertorit tim qofte pianistik, qofte edhe atij orkestral dhe gjithmone e ne aktivitete te ndryshme brenda dhe jashte Shqiperise e kam luajtur me shume deshire. Une, ne prill te vitit 2011 gjithashtu pata nje koncert pianistik me vepra te reja te kompozitoreve shqiptare, ku muzika pianistike e A. Pecit kishte vendin kryesore. Pas ketij koncerti kemi biseduar gjere dhe gjate per idene e nje baleti kombetar jo vetem sepse kete vit kemi te bejme me 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se shtetit shqiptar, por per me teper per shkak te nevojes se domosdoshme per te sjelle ne skenen shqiptare nje balet te ri pas me shume se 25 vjetesh. Une e shikoj kete shtyse artistike te kompozitorit Peci si nje nevoje te tij te brendshme krijuese, e cila natyrisht qelizen e saj ideore dhe konceptionale e ka padyshim te lidhur nder te tjera edhe me faktin e festimeve solemne te 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise.

Desar, prej disa vitesh keni nisur karrieren artistike ne Gjermani. Si ndiheni?

Jetoj prej me shume se 14 vjetesh ne Gjermani. Si dhe shume shqiptare te tjere qe jetojne, studiojne dhe punojne ne kete vend, ndjehem personalisht shume me fat per kete fakt. Jo vetem se kam mundur te shkollohem e edukohem gjate ne Gjermani, apo ngaqe kemi te bejme me nje vend, ku kushtet e jeteses jane me te mira sesa ne Shqiperi. Te ndjerit me fat qe jetoj ne Gjermani ka me shume te beje me gjithcka te mire qe une kam mundur te perjetoj, te mesoj, te vrojtoj, te bej per vete gjate periudhes se qendrimit tim ketu ne Gjermani. Me zemren e nje shqiptari te vertete dhe me mendjen e llogjiken e ftohte dhe largpames te nje gjermani besoj se kam gjetur personalisht nje bashkim ideal te dy kulturave ne thelb te ndryshme, qe per mua ama tani jane padyshim te pandashme nga njera-tjetra.

Si e pritet oferten qe Prof. Peci ju beri per te dirizhuar nje veper shqiptare?

Shume mire dhe me gezimin e nje profesionisti idealist qe padyshim zemren e ka gjithmone per pune te mira me Shqiperine. Keshtu e kam pritur dhe do te pres cdo oferte tjeter per te prezantuar gjithmone muziken shqiptare, qofte si pianist, qofte si dirigjent.

Keni hasur veshtiresi ne partiturat qe keni marre per te realizuar kete kryeveper kombetare?

Absolutisht jo. Duhet qe te kemi parasysh qe A. Peci me baletin “Dodona” deshiron te sjelle ne skene nje veper kombetare, ku secili nga ne te marre impulsin dhe ndjenjen personale te te shijuarit dhe perjetuarit te muzikes. Ne kete kuader, kompozitori ka bere nje balance ndermjet gjuhes moderne te te kompozuarit sot me muziken popullore, melosin dhe formen muzikore te baletit. Fakti qe mjaft elemente popullore si p.sh. gjinia e kabase me klarineta do te sillet tek “Dodona” si pjese intergrale e muzikes se tij, flet per nje bashkim te natyrshem te te rese dhe tradicionales ne muziken e ketij baleti. Partitura e “Dodones” eshte nje partiture e qarte per mua dhe cdo dirigjent tjeter qe do ta shikonte, sepse ne kete rast A. Peci deshiron te komunikoje gjeresisht me publikun me muziken e tij, jo vetem per ata te cilet per shkak te formimit te tyre muzikor mund ta kuptonin dhe shijonin ate.

Per ta sjelle sa me autoktone kompozitori ka bashkepunuar me disa nga artistet me te mire shqiptare te njohur nderkombetarisht dhe artiste te huaj, po ashtu te suksesshem...?

Se bashku me kompozitorin Peci kemi rene dakord qe ne fillim te bisedimeve tona, qe koreografine e ketij baleti t'ia besojme nje koreografi nga Gjermania. Ishte insistimi im personal qe te ftonim per te qene pjese e grupit tone artistik koreografin gjerman te mirenjohur nderkombetarisht Bernd Schindowski, i cili pasi i njoh me libretin e “Dodones” dhe idete tona per ta sjelle ate ne skene, menjehere pranoi te ishte pjese e grupit te punes per kete balet. Gjithashtu kam informacion qe A. Peci eshte ne kontakt me Ergin Kuke qe jeton ne SHBA, i cili do te marre persiper kostumografin si dhe regjine skenike per kete balet. Cdo detaj tjeter i kesaj natyre do te mund te behet i njohur per median dhe publikun, kur cdo gje te jete e saktesuar dhe miratuar ne projekt.

Vepra do te interpretohet nga Orkestra e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, drejtuar nga ju. Eshte bashkepunimi juaj i pare me orkestren e TKOB-it?

Ne kete rast dua te theksoj se ne e kemi parashikuar ne projektin tone qe i vetmi institucion qe jo vetem mund ta mbaje nga ana infrastrukturore kete projekt, por edhe duhet ta kete si qellim te tijin ne kuader te mbeshtetjes se kultures shqiptare eshte TKOB ne Tirane. E mendojme kete gje jo vetem si deshire dhe mundesi tonen, por mbi te gjitha si nje domosdoshmeri te padiskutueshme te ketij institucioni kulturor kombetar per te sjelle ne skene vepra te reja skenike nga pena e kompozitoreve bashkekohore shqiptare. Une kam informacionin qe projekti i “Dodones” eshte derguar ne komitetin nderministror per festimet e 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise si dhe i eshte derguar TKOB-it per miratim. Per mua do te jete hera e pare qe do te bashkepunoj me orkestren e TKOB, pas kater bashkepunimesh mjaft te mira me orkestren simfonike te RTSH. Me kete rast do te mbyllja edhe rrethin e punes me te gjitha orkestrat shqiptare ekzistuese qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove. Bashkepunimin e pritshem me orkestren e TKOB e pres me nje kuriozitet te natyrshem profesional, ashtu sic do te prisja cdo here te pare te punes me nje orkester tjeter.

Cilat jane pritshmerit tuaj per kete balet?

Une pres qe baleti “Dodona” te zere nje vend te merituar ne gjinine e baletit shqiptar. Nese ky projekt do te realizohet me te vertete ashtu sic ne duam dhe kemi menduar, jam i bindur qe publiku shqiptar dhe me vone edhe publiku i huaj do mund te shijoje nje veper mjaft te arrire shqiptare, e cila padyshim do kete vendin e saj te merituar ne listen jo shume te gjate te baleteve te kompozitoreve shqiptare.

Cilat jane projektet qe do t’iu ndjekin ne vazhdim?

Ne fakt per momentin ndodhem per nje turne koncertesh si pianist ne Kine dhe Japoni. Pas kthimit ne Gjermani ne fund te kesaj jave, do te udhetoj drejt Uzbekistanit e me pas drejt Holandes, Shqiperise, e Kosoves, per t'ia lene me pas kohen dhe vendin perseri Gjermanise. Ne fakt jeta ime artistike eshte vazhdimisht ne levizje. Jo vetem per vendndodhjen e koncerteve apo angazhimeve te mia artistike, por edhe per vete faktin e nje levizje dhe zhvillimi te brendshem artistik, i cili eshte edhe forca ime kryesore per te ecur gjithmone perpara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›