E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat vazhdojne te “korrin” fitime, shtohen depozitat Eglantina Nasi

Sistemi bankar qe operon ne vendin tone, edhe gjate ketij viti, ka vazhduar te siguroje norma te larta fitimi. Nje fakt te tille e konfirmojne te dhenat me te fundit te publikuara nga Shoqata e Bankave, per aktivitetin e ketij sistemi gjate muajit janar. Sipas tyre, te gjitha bankat qe operojne ne Shqiperi rezultojne qe ne muajin janar, te kene patur gjate muajit janar nje norme fitimi prej 1.6 miliarde lekesh. Ndersa kapitali i paguar prej aksionereve, ka zene nje shifer prej 96.6 miliarde lekesh, i vlefshem ky per operacionet bankare. Sa i perket totalit te depozitave prane sistemit tone bankar ne muajin e pare te ketij viti, rezulton te kete qene ne shifren prej 922.2 miliarde lekesh. Shifer kjo, e cila ne fund te muajit dhjetor te vitit te kaluar, tregonte te ishte ne kuoten e 875 miliarde lekeve. Cka flet qarte per nje norme rritje te depozitave prane sistemit tone bankar dhe rrjedhimisht, edhe per nje ecuri pozitive te aspekteve te tilla te tij si ai i likuiditetit dhe i burimeve te financimit. Nderkaq, depozitat si te tilla, kane shenuar rritje te tyre si ne grupin e atyre te akumuluara prej individeve (802.8 miliarde leke), edhe ne grupin e depozitave te korporatave (119.3 miliarde leke). Nga ana tjeter, nje lajm i mire qe raportohet nga Shoqata e Bankave ne raportin e lartpermendur eshte edhe ai i mbajtjes ne nje nivel pozitiv te aseteve te gjithe sistemit bankar ne teresi. Konkretisht, kjo shifer raportohet te kete qene gjate muajit te pare te ketij viti ne nivelin prej 1.11 trilione leke. Nivel i konsiderueshem ky, edhe pse duhet thene se ka shenuar nje renie te ulet, ne krahasim me muajin dhjetor te vitit te kaluar, kur ka qene ne vleren prej 1.12 trilione lekesh ne total. Me nje ecuri te tille treguesish, ekspertet pohojne se vijon ende trendi pozitiv i zhvillimeve ne sektorin tone bankar, i cili permendet ne raportet e fundit si vendase, ashtu edhe te huaja, per qendrueshmerine e tij, edhe nen efektet e krizes rajonale financiare. Ne kete vijueshmeri pozitive, eshte paraqitur edhe treguesi i transaksioneve qe shqiptaret kryejne permes sistemit tone bankar. Ne raportin e lartpermendur te Shoqates se Bankave, citohet se gjate muajit janar, totali i te tilla veprimeve te kryera me karta, ka qene 953.826. Ndersa figuron ne rritje edhe numri i transaksioneve qe klientet shqiptare te bankave, kane nisur tashme te kryejne edhe ne menyre online, permes internetit. Te dhenat tregojne se gjate periudhes se mesiperme, ky tregues ka kapur shifren prej 17.068 te tilla ne total. Nga ana tjeter, kartat e kreditit dhe ato te debitit, po vazhdojne qe te jene gjithashtu mjete funksionale per kryerjen e transaksioneve bankare. Perkatesisht, ne janar, mesohet se jane kryer ne total 693.958 veprime bankare permes kartave te debitit dhe 37.893 te tilla permes kartave te kreditit.

Kreditimi, bankat ende te hapura per bizneset

Edhe gjate muajit janar, duket se ka vijuar prirja e bankave per te qene te hapura ndaj biznesit ne lidhje me kreditimin e tij, per aktivitetet e tij te ndryshme. Raporti i fundit i Shoqates se Bankave, citon se bilanci i treguesit te huadhenies nga sistemi bankar ka rezultuar pozitiv ndaj sipermarrjeve private ne teresi, ndersa ai duket se ka qene me skeptik ndaj individeve lidhur me kete tregues. Ndersa thuhet se kredite e klasifikuara si “te keqija” arriten ne nivelin prej 18.9 per qind te totalit te portofolit te kredive. Teksa ky tregues ka qene ne nivelin prej 18.8 per qind gjate muajit dhjetor. Ndonese perqindja e kredive me probleme eshte ne vlera relativisht te larta, fakti qe rritja e tyre ne tremujorin e fundit te vitit 2011 dhe ne muajin e pare te ketij viti ka qene mjaft e ngadalte, shton shpresat per nje stabilizim te ketij treguesit gjate muajve ne vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›