E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi në Vjenë më 24 janar

PRISHTINE-Në një njoftim të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) për media thuhet se takimi i radhës i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, në nivel të drejtorëve të Ballkanit Perëndimor të ministrive të punëve të jashtme, do të mbahet në Vjenë, më 24 janar.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili në përfundim të tij do të japë një konferencë për shtyp bashkë me Pieter Feith.

Pritet që në këtë takim, kryeministri i Kosovës të kërkojë që sivjet të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, që natyrisht varet nga shkalla e arritur e implementimit të Planit të Ahtisaarit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›