Forcimi i mafisë në lindje
*Kur janë hapur në lindje dyert për mafinë italiane?
Saviano: Me rënien e murit të Berlinit. Misha Glenny e ka shpjeguar këtë mjaft mirë në librin e tij, McMafia. Ata kanë përfituar më së shpejti nga hapja e tregjeve të reja. Në përputhje me këtë, ekzistojnë edhe informata, edhe pse është vështirë të dëshmohen, për atë se si mafia në Ukrainë ka mbështetur revolucionin e portokalltë në vitin 2004, për shkak të interesimit të saj për liberalizimin e tregut. Sot, mafia italiane ka zgjeruar operacionet, të cilat shtrihen nga Rusia deri në Ballkan. Disa bosë të mafisë në arrati, si Francesco Schiavone, janë arrestuar në lindje. Italianët dhe sllavët ka tashmë dy dekada që zhvillojnë biznes, edhe përkundër faktit se ka dallime në mentalitetet e tyre. Për shembull, Camorra nga Napoli nuk kupton klanet ruse, të cilat nuk bazojnë në lidhjet familjare dhe ndjen një afërsi më të madhe me familjet shqiptare të krimit.
*Ne anën tjetër, kur kanë depërtuar klanet nga lindja në Itali?
Saviano: Kjo ka ndodhur në disa faza. Rusët kanë tentuar që të sigurojnë ndikim, me një seri të krimeve, të kryera në fillim të viteve të 90-të, por duket se klanet italiane arritën të zmbrapsin këto përpjekje. Italianët ia treguan rusëve listën e të gjithë bashkëpunëtorëve të tyre rusë; ishte ky një sinjal se ata mund të eliminojnë që të gjithë. Ky fakt është xhiruar nga policia në Londër, ku janë zhvendosur rusët, gjatë një bisede të përgjuar telefonike. Aktualisht, me lejen e mafisë italiane, ata kontrollojnë tregtinë, edhe pse nuk e menaxhojnë atë.
*A ekziston ndonjë individ, i cili ia vlen të përmendet?
Saviano: Më kujtohet një bos bjellorus, Guttnik, i cili ishte i lidhur me Casalesit në Napoli. Ai kishte lejen e klanit për të bërë tregti me drogë dhe ai është vrarë në Castelvolturno. Ai shpesh ishte i rrethuar me nigerianë, të cilët paraqesin një klan tjetër që po del në sipërfaqe në Napoli, klan ky i cili punon për Camorran. Guttnik ka kontrolluar një pjesë të madhe të agjencive për dërgimin e parave jashtë Italisë dhe ka qenë pronar i një agjencie, e cila funksionon ende.
*Por kemi edhe rrjetin e prostitucionit.
Saviano: Ukrainasit dhe bjellorusët kontrollojnë si prostitucionin në rrugë, ashtu edhe biznesin me dobiprurës të reklamave për femra në internet, të cilat bëjnë thirrje telefonike. Me fjalë të tjera, ato shkojnë në shtëpitë e klientëve, por menaxhohen nga anëtarët e klaneve. Ata dënojnë njerëzit, për ti shërbyer të tjerëve si shembull, jo domosdo duke i vrarë. Në një spital në Caserta kam intervistuar një femër shqiptare, të cilës i ishin prerë muskujt e ijeve, duke e gjymtuar për jetë, për shkak se kishte raportuar reketin. Prostitutat nga perëndimi mund të punojnë për vete, por jo edhe ato nga lindja. Rrëfimet e tyre janë të ngjashme: ato sillen nga lindja, nga ana e karteleve ndërkombëtare të trafikimit, duke i dërguar fillimisht në Egjipt dhe Izrael, më pas në Spanjë, Francë, Gjermani dhe Itali. Trafiku me njerëz është një minierë e arit.
*Çfarë ka ndodhur si rezultat i anëtarësimit të disa shteteve lindore në BE?
Saviano: Falë anëtarësimit në BE, lindja i ka shpëtuar dominimit nga ana e familjeve të krimit. Por beteja ende nuk ka përfunduar. Kriminaliteti i organizuar ende kontrollon një sasi të madhe të kapitalit në treg. Vetëm në rastin e Camorras, tregtia me heroinë sjell 60 herë më tepër të ardhura se ato të Fiatit dhe 100 herë më të mëdha se ato të Benettonit. Sidoqoftë, ende mungon gjyqësia efikase: pothuajse asnjë shtet, që nuk është anëtar i BE-së, nuk e ndjek krimin e organizuar si të tillë; në rastin më të mirë e definojnë me termin grupe të armatosura.
*Nxjerrja në sipërfaqe e mënyrës së funksionimit të brendshëm të klaneve të mafisë, juve ju ka shndërruar në ikonë, e jo vetëm në shënjestër. Si e vlerësoni sot lirinë e medieve në Itali?
Saviano: Është kjo një luftë e intensitetit të ulët. Ajo nuk kërcënon jetët, por kërcënon karrierat.
*Gjatë viteve të fundit, në Itali ka pasur një valë të arrestimit të bosëve në arrati, edhe pse është ende vështirë që të konfiskohen pronat që lidhen me krimin? Cili është qëndrimi juaj për këtë?
Saviano: Shumë bosë të rëndësishëm janë arrestuar, por disa arrestime kanë ndodhur me dhjetë vjet vonesë. Është me rëndësi që bosët të arrestohen në momentin kur ta arrijnë kulminacionin e pushtetit, siç janë Antonio Jovine dhe Michele Zagaria. Ata janë të angazhuar në prodhimin e çimentos dhe ky biznes organizohet në nivel të lartë. Ndër të tjera, ata kanë investuar edhe në Europën Lindore.
(Osservatorio Balcani)