E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për Presidentin: Kandidati, në lartësinë e detyrës

(I përditësuar)- Gjatë mbledhjes së parë të qeverisë për vitin 2012, kryeministri Sali Berisha theksoi se Presidenti i vendit do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën.

Zgjedhja e presidentit do të zhvillohet kryekëput në përputhje me Kushtetutën. Të gjitha përpjekjet për t`i kurorëzuar Shqipërisë dëshira suplementare do të pësojë dështim. Urojmë që të bëjmë përpjekje të mëdha për t`i dhënë vendit një president në lartësinë e detyrave dhe me integritet, theksoi Berisha.

Në mbledhjen e parë, Kryeministri nuk ka harruar t`i bëj thirrje opozitës që t`i përmbahet marrëveshjes së arritur mes dy palëve për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 dhe ndryshimet për reformën zgjedhore.

*****

Berisha: Në 2013- në do të kemi 300 përfitues të Fondit të Ekselencës

Gjatë zhvillimit të ceremonisë së shpërndarjes së diplomave për studentët më të mirë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se brenda vitit 2013 përfituesit e fondit të ekselencës do të kapin shifrën 300. Rritja e numrit të studentëve ekselentë duhet të jetë parësore.

Sipas Kryeministrit këtë vit 63 kandidatë kanë përfituar nga fondi i ekselencës. Objektivi i qeverisë për vitin 2013 do të jetë rritja e cilësisë së arsimit si dhe shtimi i përfituesve të fondit të ekselencës me studentë shqiptare dhe nga jashtë vendit, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se burokracia nuk duhet të jetë pengesë për ekselencën, të bëjmë gjithçka për të shtuar numrin e doktorantëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›