E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristali i Pamundur, dhuratë nga UFO- të

Kristali i pamundur

Kristali i pamundur kështu janë pagëzuar kristalet të cilat ekzistojnë fal një simetrie e cila e përjashton mundësin e krijimit të tyre në tokë. Në vitin 1982 u finalizua parimi shkencor për kuazi-kristalet. Ndryshe ky parim njihet dhe si simetria e ndaluar e kristaleve.

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit këto kristale ekzistojnë dhe prejardhja e tyre, ndryshe nga ata të formuar në tokë, është nga hapësira. Ky lloj kristali, futet në kategorinë e kuazi-kristaleve që kanë një strukturë të pazakontë mes kristalit të pastër dhe xhamit.

Deri para dy vitesh gjurmë të kuazi-kristaleve në natyrë nuk mund të gjendeshin dhe ata krijoheshin në kushte laboratorike. Pikërisht dy vjet më parë, një grup gjeologësh zbuluan në një terren natyror, në malet Koryak të Rusisë kristalin e pamundur.

Kuazi-kristalet dhe struktura e pazakontë e tyre u përshkrua fillimisht nga shkencëtari izraelit, Daniel Schechtman, i nderuar vitin e shkuar me çmimin Nobel në kimi. Fillimisht idetë e tij u kundërshtuan nga shumë shkencëtarë dhe kimistë të tjerë të cilët e quajtën të paqëndrueshme strukturën e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›