E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet mbledhja e parë e qeverisë për vitin 2012

Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë

TIRANE- Në mbledhjen e parë të qeverisë pas urimit për një fillim të mbarë të viti 2012 për ministrat e tij, kryeministri Berisha foli për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky vit tha krymeministri duhet të frymëzoje çdo shqiptar, ta shndërrojmë në vitin e një fillimi të ri e të një vizioni të ri për 100 vitet që do të vijnë.

Kreu i qeverisë e vuri theksin tek të vërtetat historike të shqiptarëve. Duke dënuar krimet e bëra gjatë viteve të komunizmit, Berisha tha se shqiptarët kanë nevojë për një rivlerësim, duke shtuar se, të vërtetat duhen thënë në mënyrë të qytetëruar.

Për opozitën, kryeministri tha se askush dhe për asgjë nuk do të mund të marrë peng vendin. Megjithatë, ai shprehu gadishmëinë për të bashkëpunuar me opozitën në mënyrën më të sinqertë.

Në fjalën e tij, kryeministri u ndal edhe tek moment i zgjedhjes së Presidentit, moment për të cilin tha se duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për ti dhënë vendit një President në lartësinë e Kushtetutës, një President me integritet të plotë

Lidhur me ecruinë ekonomike, kreu i qeveriusë tha se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar me rritje ekonomike edhe gjkatë këtij viti, pavarëisht se kriza ka marrë përmasa të maëdha në zonën e euros.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›