E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, aksidentohet 22- vjeçari, mbetet i bllokuar në makinë

Vetëm pak më parë në Tiranë ka ndodhur një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e një personi. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në Unazën e Re, pranë “Astirit”.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit “Wolksvagen”, me traga AA 995 BK. Nga burimet zyrtare të Policisë, shtetasi i plagosur është Dritan Halili, 22 vjeç.

Halili pas përplasjes ka mbetur i bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për nxjerrjen e tij nga makina. Menjëherë sapo është nxjerrë nga makina është dërguar drejt Spitalit Ushtarak.

Ndërkohë ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›