Arti islamik në Louvre

“Tërë struktura duket sikur lundron në ajër. Nuk ka shtylla, dhe kjo është një sfidë e madhe”, thekson arkitekti Mario Bellini.
“Zgjodhëm fjalën Islam me germën e madhe ‘I’, sepse dëshirojmë të flasim rreth botës së Islamit. Në arabisht quhet ‘Dawlat al-Islam’, ose Perandoria e Islamit”, sqaron Sophie Makaroi, drejtoreshë e departamentit të artit islamik.
Sipas arkitektëve, ndërtesa do të lejojë mjaft dritë për ndriçimin e veprave brenda me dritë natyrale, por edhe duke i mbrojtur ato nga rrezet direkte të diellit. Donatori më i madh i projektit ishte një princ saudit, që kontribuoi me 17 milionë euro. Për përfundimin e plotë të punimeve nevojiten edhe 10 milionë euro shtesë.
Galeria, që ka 2800 metra katrorë, për publikun do të hapet gjatë kësaj vere.