E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmi shokuese e truprojes së Michael Jackson

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 19:24

Detajet që ish-truproja i Michael Jacksonit i ka prezantuar në procesin kundër Dr. Conrad Murray, mjekut që akuzohet për vrasje të paqëllimshme të mbretit të muzikës pop, i ka tronditur të pranishmit në gjykimin në Los Anxheles.

Truproja Alberto Alvarez deklaroi se dr. Murray e kishte ftuar në dhomën e gjumit të Jacksonit, ku i ka thënë se diçka ka shkuar keq, dhe i ka urdhëruar të mënjanojë të gjithë pajisjen mjekësore, përpara se të thërrasë ndihmën e shpejtë.

Ai tregoi se Jackson ishte i shtrirë në shtrat me sy dhe gojë të hapur, ndërsa në trup kishte të lidhur pajisjet e infuzionit dhe kateterin.

Në atë çast, ka thënë Alvarez, në dhomë kanë hyrë dy fëmijët e Jacksonit, të cilët kanë shpërthyer në vaj.

Alvarez ka thënë se në atë çast Jackson i është dukur "i vdekur".

Ylli i popit vdiq në 25 qershor, 2009.
Prokurorët thonë se mjeku i ka injektuar dozë të tepërt të një lloji të anestetikut, i cili kryesisht përdoret në spitale. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›