E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni, rritet shkalla e papunësisë

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 20:08

Në Slloveni deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar janë regjistruar 110.021 të papunë, ka njoftuar Enti shtetëror për statistika.

Në dhjetor kishte për gjashtë për qind më shumë të papunë se sa në nëntor.

Vitin e kaluar në Entin për punësim mesatarisht janë paraqitur 100.054 persona, përkatësisht 16,4 për qind më shumë se sa një vit më parë.

Sipas të dhënave të entit, vitin e kaluar punë kanë gjetur 75.004 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›