Dëshmi të reja për “Gërdecin”
15/02/2009 Organi i akuzës vijoi marrjen e deklarimeve të katër punonjësve të Shtabit Të Përgjithshëm
Prokuroria po ballafaqon dëshmitë e ish-ministrit Mediu me ato të ushtarakëve
Edhe pse kanë kaluar plot katër ditë kur në Prokurorinë e Përgjithshme u paraqitën ish-krerët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, përsëri në organin e akuzës vazhdojnë të vijnë persona që janë shpallur nga Prokuroria si të pandehur. Maratonën e personave që njihen me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, e kanë vazhduar ditën e djeshme katër persona, të cilat sipas burimeve pranë akuzës shqiptare i përkasin administratës së nivelit të mesëm dhe të ulët në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Burimet nuk pranuan të japin emra konkretë, por thanë se katër të pandehurit e djeshëm, përjashtuan mundësinë se ata kanë konsumuar elementët e veprës penale të Shpërdorimit të detyrës. Lidhur me polemikat e tyre, organi i akuzës i ka treguar të pandehurve edhe shkeljet konkrete që ata kanë kryer gjatë ushtrimit të detyrës në shtabin ushtarak dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Madje mësohet se disave prej tyre grupi hetimor i ka administruar edhe dëshminë, pasi pretendimet e tyre sipas ekspertëve mund të nxjerrin dritare të tjera hetimi. Ndërkohë që në ditën në vazhdim grupi hetimor i tragjedisë së Gërdecit, pritet që t’i komunikojë akuzën edhe personave të tjerë, që sipas prokurorëve ata kanë shërbyer si Sekretarë, komisionerë, shefa armatimi, informatorë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin Ushtarak.
Gjeneralët
Në të njëjtën kohë specialistët e Prokurorisë së Përgjithshme po kryejnë ballafaqimin e dëshmisë së personave që kanë dëshmuar gjatë ditës kur i është komunikuar akuza e Shpërdorimit të detyrës. Sipas akuzës, një nga dëshmitë më voluminoze është ajo e ish-shefit të shtabit Luan Hoxha, i cili përpara prokurorëve të çështjes “Gërdeci” ka dhënë plot 32 faqe me deklarimet e tij. Burimet nuk pranojnë të japin asnjë të dhënë mbi deklarimet e Gjeneral Leitnant Luan Hoxhës, por theksojnë se dëshmia e tij po verifikohet me një sërë provash që janë administruar nga procesi hetimor. Ndërkohë që mësohet se edhe pse të dhënat e servirura nga gjenerali Luan Hoxha do të rezultojnë të vërteta, Prokuroria nuk do të tërhiqet mbi akuzën që ka ngritur ndaj ish-ushtarakut. Nga dëshmia e tij, Prokuroria shpreson të hapë dritare hetimi mbi rrethanat dhe misteret që nuk janë zbardhur nga hetimi 1-vjeçar i tragjedisë së Gërdecit. Ndërkaq që aktualisht grupi hetimor, i udhëhequr nga prokurori Sokol Stojani, po kryen hetime për zbardhjen e trafikut të armëve, dyshim ky i ngritur që prej datës 15 mars, ditë kjo kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm në punishten e çmontimit të municioneve luftarake. Hetimi i kësaj ngjarje tragjike vërtetoi një numër të madh pasojash që kanë ardhur si rezultat i një seri shpërthimesh të ndodhur në ish-repartin e tankeve në Gërdec, i cili i ishte dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, shoqërisë private të Mihal Delijorgjit për kryerjen e proceseve të çmontimit industrial të municioneve. Shpërthimet masive kanë shkaktuar vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 11 personave, plagosjen e lehtë të 31 personave dhe dëmtime të natyrës më të lehtë të 260 personave të tjerë, pa përmendur këtu lëndimin e shëndetit mendor dhe emocional.
Prokuroria për Mediun
Hetimet e kryera deri në këtë fazë, sipas Prokurorisë, evidentojnë të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm të mbështetur në prova se deputeti Fatmir Mediu, ka kryer veprime e mosveprime me dashje në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, si ministër i Mbrojtjes. Veprimet dhe mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore nga ish-ministri i Mbrojtjes ka të dhëna se kanë lidhje shkakësore me ngjarjen e ndodhur në Gërdec. Ka të dhëna që krijojnë dyshime të bazuara në prova se ato kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private të përfshira në procesin e çmontimit të municioneve në ish-repartin ushtarak Gërdec.
Akuza për Hoxhën
Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë evidentohen të dhëna se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar kjo sipas Kodit Penal Ushtarak. Veprimet jashtë rregullores ushtarake kanë vënë nën akuzë ish-gjeneralin, pasi me disa urdhra të nxjerra nga ai, është transportuar në Gërdec armatim i kalibrit të rëndë, i cili më pas solli edhe shpërthimin tragjik të datës 15 mars. Gjithashtu mos informimi i ministrit Mediu, lidhur me situatën dhe kushtet që ishin në punishten e çmontimit të municioneve, është një tjetër shkelje ligjore e Luan Hoxhës. Prokuroria, thotë se Hoxha, ishte informuar për situatën në Gërdec nga SHIU.