BE-ja dhe OSBE-ja lëshojnë paralajmërimet e fundit
15/02/2009 Ligji i dosjeve, përplasen Tirana zyrtare dhe faktori ndërkombëtar
Topalli karshillëk apelit të ndërkombëtarëve: Do të zbatojmë ligjin!
Ligji i dosjeve sjellë një tjetër përplasje mes Tiranës zyrtare dhe faktorit ndërkombëtar. Qëndrimi i palëkundur i mazhorancës qeverisëse për zbatimin e ligjit për pastërtinë e figurës solli dje një sërë reagimesh ashpra të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë. Apeli i radhës për rishikimin e këtij ligji nga ana e faktorit ndërkombëtar mori shkas nga deklarata e kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila shprehu qartë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të zbatuar ligjin e dosjeve.
Apeli i BE-së dhe OSBE-së
Ndërkombëtarët lëshojnë paralajmërimet e radhës ndaj qeverisë shqiptare lidhur me ligjin e dosjeve. Ndërkohë që në këtë apel të fortë për qeverinë përfaqësitë diplomatike kërkuan qartë dhe prerë moszbatimin dhe rishikimin e ligjit për pastërtinë e figurës. Kështu, menjëherë pas deklaratës më të fundit të ardhur nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ku shprehu vendosmërinë e qeverisë për zbatimin e ligjit, reagoi kreu i OSBE-së në vendin tonë Robert Bosch. Në deklaratën e tij Bosch ka qenë konkret dhe i ashpër, duke i bërë thirrje qeverisë të mos hedhë asnjë hap për zbatimin e ligjit të lustracionit, pasi sipas tij më këtë ligj duhet të njihen edhe ekspertët e OSBE-së. Bashkimi Evropian përmes një deklarate për shtyp ka theksuar se ky ligj ngre shqetësim në disa aspekte si në procedurë dhe në përmbajtje. BE-ja ka kërkuar nga qeveria shqiptare të presë një vendim të Gjykatës Kushtetuese përpara se ligji të hyjë në zbatim, duke i kërkuar Tiranës zyrtare që të mos bëjë hapa para, pasi ky ligj do të jetë me ndikime politike dhe do të cenojë pavarësinë e institucioneve. Sipas BE-së, ligji i institucioneve ngre shqetësim në disa aspekte, çka mund të cenojë pushtetin gjyqësor, pavarësinë e të cilit BE-ja e ka vënë kusht, nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e unionit. Edhe një herë tjetër i është kujtuar mazhorancës që para se të miratonte një ligj të tillë, duhej të konsultohej më gjerë, në mënyrë që të trajtonte sipas standardeve të kaluarën dhe gjithashtu të krijonte një ligj po sipas standardeve. Institucioni i BE-së shprehet se po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Shqipëri, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e dy institucioneve të OSBE-së dhe të KE-së që të ofrojnë asistencën e tyre në këtë drejtim. Gjithashtu qeverisë shqiptare i është përsëritur herë pas herë fakti se respektimi i shtetit ligjor është kushti themelor për integrimin e saj në BE.
Deklarata e Topallit
“Fakti që është një ligj i veçantë, që lidhet me disa persona që kanë vra në kohën e diktaturës në kundërshtim me ligjet në fuqi, më bën mua që të mos tërhiqem”, - u shpreh Topalli gjatë një prononcimi për shtyp lidhur me ligjin e lustracionit. Në këtë mënyrë, kërkesa e Këshillit të Europës për rishikimin e ligjit të dosjeve dhe moszbatimi i tij derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese nuk do të merret në konsideratë nga shtetit shqiptar. Sipas Topallit, ligji i dosjeve do të zbatohet dhe Kuvendi do të ndjekë axhendën lidhur me këtë çështje, duke mos lënë kësisoj asnjë shteg për rishikimin e ligjit. Njëkohësisht kryeparlamentarja bëri me dije se Kuvendi ka përgatitur një letër që do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese. “Kemi përgatitur një letër drejtuar Kushtetueses, ku të mos marrin pjesë në shqyrtimin e ankimimit të ligjit të dosjeve në këtë Gjykatë gjykatës në konflikt interesi”, - theksoi Topalli.
Dade për dosjet
“Qeveria e shurdhët ndaj apelit të ndërkombëtarëve”
Partia Socialiste reagoi dje lidhur me qëndrimin e përsëritur të mazhorancës qeverisëse për zbatimin e ligjit të dosjeve. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS Arta Dade, duke marrë shkas nga deklarata e kryeparlamentares Topalli, e cila shprehu dhe një herë tjetër dje një qëndrim të tillë, vuri në dukje se “është për të ardhur keq që Kryetarja e Parlamentit, si nënkryetare e PD-së, shprehu koncepte izolacioniste dhe arkaike, që do tu shkonin për shtat vetëm regjimeve autoritariste”. Madje, Dade i kërkoi Topallit që “të mos vazhdojë çmendurinë e shefit të saj për të zbatuar ligjin”. Sipas saj, PS-ja ka bërë ankimim pranë Gjykatës Kushtetuese dhe është në pritje të bindjes së saj. “Çdo gjë është gati që ne të hartojmë një ligj të përbashkët, duke mos shkelur ato standarde euroatlantike, për të cilat partnerët tanë nuk mund të na justifikojnë”, - u shpreh Dade, duke bërë me dije se ligjvënësit socialistë nuk do të mbështesin ngritjen e autoritetit për verifikimin e figurave.
LSI për realitetin e zhvillimeve ekonomike
Plani antikrizë, interpelancë me përfaqësuesit qeveritarë
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi nga qeveria “Berisha” të bëjë publike në mënyrë të menjëhershme planin antikrizë. Një kërkesë e tillë u bë dje publike nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Petrit Vasili. Sipas tij, qeveria duhet të bëjë publik sektorët e ekonomisë që janë më të rrezikuar dhe që duhet mbështetur, iniciativat fiskale që do të përdoren dhe masat e tyre si dhe kur ky plan antikrizë do të hyjë në veprim. Madje, në gjykimin e kësaj partie një plan i tillë, nëse ekziston, duhet të hyjë menjëherë në veprim, përpara se të jetë vonë për përfshirjen e plotë të ekonomisë në krizë. “Kryeministri, ministri i Financave, gurvenatori i Bankës së Shqipërisë dhe ministri i Ekonomisë duhet të raportojnë në mënyrë të menjëhershme në Parlament për gjendjen e ekonomisë shqiptare si dhe të bëjnë transparent e të miratojnë në Parlament planin antikrizë si dhe çdo nismë tjetër ligjore që duhet të ndërmarrë nga Parlamenti për ta mbështetur atë”, - vuri në dukje Vasili gjatë fjalës së tij. Po në këtë linjë, sekretari i përgjithshëm i LSI-së shtoi se “çdo shmangie nga detyrimi madhor për të vepruar sipas një plani antikrizë transparent dhe të gjithëpranuar do ta ngarkonte qeverinë dhe Kryeministrin Berisha me përgjegjësi politike dhe shtetërore, sepse situata nuk pret më dhe po rëndohet dita-ditës, ndaj zgjidhja e saj nuk mund të presë deri në qershor, kur Berisha të largohet nga qeverisja”. Sipas tij, LSI-ja vlerëson se qëndrimi i deritanishëm i qeverisë lidhur me krizën ekonomike është tepër larg realitetit të zhvillimeve ekonomike të rënda në Shqipëri. “Qëndrimi i saj demagogjik për gjoja paprekshmërinë e vendit tonë nga kriza është një premisë thellësisht e rrezikshme për të ardhmen e vendit dhe teoria e qeverisë së Berishës për Shqipërinë pa krizë si “fanar ndriçues në rajon dhe në botë” janë të denja për qeverisjet e përpara viteve ’90 ose si ajo që çonte vendin drejt katastrofës ekonomike në 1996”, - deklaroi Vasili. Sipas tij, kriza ekonomike është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Vasili nënvizoi se “leku po zhvlerësohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandalshme, bizneset në mënyrë masive po mbyllin aktivitetin e tyre, me qindra qytetarë po humbasin vendet e tyre të punës, kreditimi po bie dita-ditës dhe ekonomia po tkurret nga një rritje ekonomike dyshifrore e rremë si ajo që trumbeton Berisha në më pak se 3% që parandalon FMN-ja për këtë vit”. Njëkohësisht, duke kaluar në kritika të drejtpërdrejta për qeverinë dhe kreun e saj, Vasili u shpreh se “qeveria e Sali Berishës është e vetmja qeveri në rajon dhe në botë që nuk ka bërë publike asnjë plan antikrizë, në një kohë që bizneset po japin alarmin duke ulur ndjeshëm prodhimin, xhiron e tyre e për rrjedhojë edhe fitimet, duke shkaktuar edhe falimentimin mjaft prej tyre”. Duke shkuar më tej, përfaqësuesi i LSI-së akuzoi se “nuk është e para herë që dyshja Berisha–Bode janë krejt të pashqetësuar për krizën, ashtu siç bënë edhe në vitin 1996 me firmat piramidale, që shkaktuan një tragjedi të pashembullt dhe ky qëndrim euforik e i papërgjegjshëm i tyre konstaton dukshëm me shqetësimin shumë të madh e të gjithë shteteve evropiane, që prej kohësh kanë miratuar planet antikrizë për zbutjen e krizës”.