E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnik Braka ;“Arrest shtëpie” për tre të implikuarit, sot masa për prokurorin



Gjykata e Tiranës la në fuqi masën “arrest shtëpie” për shtetasit Violanda Braka, Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi. Ndërkohë që sot pritet të vleftësohet masa për prokurorin Aleksandër Plepi, i dyshuar se do ndërmjetësonte uljen e dënimit për të dënuarin Besnik Braka. Sipas akuzës, e motra e të pandehurit do të ishte personi që do të çonte lekët tek dy njerëzit e tjerë që “ndërmjetësuan” në uljen e dënimit të Besnik Brakës përmes prokurorit. Gjatë përgjimeve për trafikun e drogës, rezulton të ketë dalë edhe emri i prokurorit Plepi si personi që do ndërmjetësonte uljen. Ndërkohë që rezulton se personi për të cilin bisedohej për ulje dënimi është dënuar nga gruaja e prokurorit 14 vjet burg prej dy muajsh, një vit më tepër nga sa ishte dënuar nga një tjetër trup gjykues para se çështja të kthehej për rigjykim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për veprat penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal për shtetasit Aleksandër Plepi, Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›