Deshmia: “Nuk e ka vrare im shoq”
Policia ka shoqeruar dhe ka marre ne pyetje tre vellezerit e viktimes, familjare te tjere, banore te fshatit si dhe Ushtar Stanin, nje taksist, me te cilin Feleqi ka pasur nje grindje kater dite me pare. Sipas hetimeve te para, ndermjet taksistit dhe biznesmenit ka pasur nje sherr per vendin e parkimit te automjetit. Kjo eshte njera nga pistat mbi te cilat po punon grupi hetimor i ngarkuar me zbardhjen e krimit. Nderkohe bashkeshortja e personit te shoqeruar tregon se konflikti nuk mund te ishte motiv per krimin. “Tri dite me pare, burri im do parkonte makinen. Ne vend-parkim ai levizi nje gur. Ne kete moment ka qene Mehmeti, ai qe ka debatuar me Ushtarin e me pas jane share. Une nuk besoj qe burri im te kete arritur deri aty sa te vriste bashkefshatarin e tij per nje vend-parkimi”. Nderkohe, policia mesohet se po punon edhe mbi pisten e nje krimi brenda familjes. “Babai i viktimes i kishte duart me gjak, por nuk rezulton te kete levizur kufoma nga vendi”, bene te ditur burime nga grupi hetimor, te cilat thane se nuk jane mbyllur edhe pista te tjera te mundshme. Keshtu viktima rezulton te jete nje nga personat me punetore ne fshat, por edhe me nje natyre te veshtire dhe nervoze.