E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeten ne burg ish-drejtoret e KESH

Gjykata e Rrethit te Durresit ka lene ne burg dje kater zyrtaret dhe ish-zyrtaret e larte te Divizionit te Shperndarjes se Korporates Energjetike Shqiptare per rajonin e Durresit. Llambi Karamani, Defrim Lakra, Plator Mehmeti dhe Pandeli Bega jane paraqitur njeri pas tjetrit ne sallen penale ne katin e trete te gjykates, gjate seances se paraqitjes per njohje. Kater te arrestuarit e operacionit te koduar “Voltazh”, te perfunduar tri dite me pare nga policia e Durresit, mesohet se kane mohuar akuzat, gjate seancave te djeshme te zhvilluara me dyer te mbyllura. Prokurori Drini Pali ka parashtruar provat e grumbulluara ne ngarkim te te akuzuarve, te cilat jane konsideruar te vlefshme nga gjyqtarja, Alma Hoxha qe vendosi te lere ne burg te kater te arrestuarit deri ne perfundim te hetimit gjyqesor. K. J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›