Dëshmia e Trebickës: “Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes injoroi denoncimin tim”
Në dëshminë para prokurorëve biznesmeni tregoi për informimin e Ardian Mullahit. Pas denoncimit Trebickës iu mbyllën të gjitha mundësitë për të bërë paketimin
(Vijon nga numri i kaluar)
... Gjatë kësaj kohe nga specialistët mësova se Shqipëria kishte më shumë fishekë luftarakë, prodhim shqiptar, sesa kinez. Puna vazhdoi rreth 1 javë, derisa erdhi momenti për t’u ngarkuar avioni i parë, sepse në këtë moment plasi skandali i madh. Avioni ka mbërritur në Rinas rreth orës 10:00, ka qenë muaji maj 2007 dhe ka qenë ndaluar në pistën dytësore të ngarkimit. Avioni kishte leje vetëm për deri në orën 16:00 për t'u ngarkuar dhe bërë dokumentet me doganat. Çdo vonesë ishte me gjobë deri në 3000 euro dhe duhet të priste derisa të jepej një leje tjetër. Atë ditë organizova punën dhe avioni është ngarkuar në kohë rekord deri në orën 13:00. Duke qenë se avioni mbante një sasi të caktuar peshe ngarkesë, komandanti i avionit nuk pranonte të ngarkoheshin 2 paleta, me pretendimin se ishin përtej limiteve të lejuara. Në kushtet kur dokumentacioni i bërë mes MEICO-s dhe Doganës bënte fjalë për sasinë e plotë, ndërkohë që realisht avionit i mungonin 2 paleta, dilte e nevojshme që përfaqësuesit e MEICO-s të bënin ndryshimin e të dhënave me doganën e Rinasit. I kërkuam që në orën 13:00, por ata erdhën rreth orës 15:15-15:30, pikërisht në momentet e fundit, kur dogana mbyllte veprimet. Në këto momente, me pretendime krejt absurde për mua, një person i MEICO-s, që quhej Spiro, por që ata e thërrisnin nëndrejtor (nuk e di nëse e kishte këtë funksion apo jo), erdhi dhe thoshte që avioni nuk mund të nisej, pasi dokumentet duhet të nënshkruheshin në Tiranë. Unë, duke parë që ky pretendim ishte krejt absurd dhe abuziv, i thashë që përse nuk e pasqyronte dhe nënshkruante aty letrat e doganës për mungesën e 2 prej paletave, por duhet të shkonte në Tiranë? Ai insistonte dhe në këto kushte, duke qenë se po skadonte afati i punës së doganës dhe në të njëjtën kohë, orari i lejes së qëndrimit të avionit po mbaronte, sepse, po mos të nisej atë ditë, duhej të rrinte edhe nja 2-3 ditë të tjera, unë dhe Aleks Podrizki jemi revoltuar dhe unë kam bërë presion se do të çoja atje mediet për të demaskuar veprimet abuzive të tyre. Kur unë u largova nga Rinasi, Spiro kishte bërë ndryshimet e dokumenteve dhe avioni u largua. Që nga ky moment më ndaluan që të hyja më në Rinas, se nuk më linte më ushtari. Kështu unë humba dhe gjithë mallin që ndodhej ende brenda në ambientin e punës. Përsa kishte ndodhur tentova disa herë të kontaktoja me telefon me drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari, por ai nuk më përgjigjej më. Për këtë incident kam telefonuar Efraim Diverolin duke e vënë në dijeni si administrator i AEY-së, me të cilin unë kisha kontratë. Ai më falënderoi për punën e kryer dhe më tha: “Vazhdo punën, por mos prish nervat me MEICO-n”. Më pas, Ylli Pinari kishte lajmëruar Efraimin dhe Aleksin për ndërprerjen e punës për paketimin, me pretekstin që ishte në pritje vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush. Gjatë kësaj kohe, Ylli Pinari e ka telefonuar Efraim Diverolin, duke e ftuar atë personalisht në Shqipëri për të lidhur një kontratë drejtpërdrejt me të. Efraim Diveroli më mori në telefon dhe më vuri në dijeni për këtë bisedë që kishte bërë me Ylli Pinarin dhe më tha që do të vinte në Tiranë pas disa ditësh, duke përcaktuar edhe ditën, por që unë nuk e kujtoj sot saktë si datë. Kujtoj se ka qenë para vizitës së presidentit Bush në Tiranë dhe muaji maj 2007. Një ditë para se të vinte Efraim Diveroli në Tiranë, nuk e kujtoj, nëse ma tha ky apo Aleksi, por thelbi ishte që Ylli Pinari i kishte kërkuar atij që të takohej në Tiranë, por pa praninë time. Kur erdhi në Tiranë, ka qenë rreth orës 14:00, kur më mori Aleksi në telefon celular, ku më tha që ishte bashkë me Efraimin. Nga biseda me Efraimin, mësova se ishin në hotel “Sheraton” dhe se kishin ardhur me makinën e MEICO-s. Në hotel e kishin lënë dhe se pas rreth një ore do vinte t'i merrte Ylli Pinari në zyrën e tij për të diskutuar kushtet e kontratës së re, pa komisionarë. Rreth orës 18:00 jam telefonuar përsëri nga Aleksi që më kërkoi t'i takoja te hotel “Sheraton” në dhomën e tyre. Kam shkuar dhe jam takuar në dhomën e Efraimit, ku i pranishëm ishte dhe Aleksi. Në këtë takim, Efraimi dhe Aleksi më treguan se mbasi ishin marrë me makinë nga Ylli Pinari, por pa ma saktësuar nëse e drejtonte vetë makinën apo kishte shofer dhe i kishte çuar në një apartament, ku rrugën dhe pallatin ma treguan 1 apo 2 ditë më vonë, në këtë apartament kishin gjetur edhe 2 persona të tjerë. Njëri ishte Mihal Delijorgji, të cilin Aleksi e njihte, sepse ishin takuar më parë me njëri-tjetrin, si dhe një person tjetër i moshës rreth 27 vjeç, me trup të gjatë, që kishte një tatuazh në dorë, i veshur me kostum dhe këmishë të bardhë, i veshur shik, siç thoshin ata, person i cili nuk fliste asnjë fjalë anglisht. Në këtë takim, Ylli Pinari i kishte bërë një propozim Efraimit, duke i nxjerrë në tavolinë 2 kontrata për të firmosur njëkohësisht. Njëra ishte mes AEY-së (si blerës) dhe MEICO-s (si shitëse), ku çmimi do të ishte 26 USD për 1000 fishekë. Kontrata e dytë do të ishte mes AEY-së dhe kompania e Mihal Delijorgjit, për një pagesë 14 USD për çdo 1000 fishekë, që do t'i shitej AEY-së nga MEICO. Efraim Diveroli i kishte thënë: “ǒështë kjo kontratë e dytë kështu?”. Por Pinari i kishte thënë duke u drejtuar nga djali i ri i panjohur ende, që “kështu e do shefi, në të kundërt vazhdojmë siç e kemi kontratën në fuqi”. Ai djali, që sipas Efraimit dhe Aleksit, i thërrisnin shefi, nuk fliste anglisht dhe komunikimet me Ylli Pinarin apo Mihal Delijorgjin i bënte në shqip.
Duke u trembur nga ambienti dhe për nga mënyra se si servirej kontrata, Efraimi kërkoi 2 ditë kohë të mendohej. Duke qenë i frikësuar, nëpërmjet meje, Efraimi kërkoi kontakt me përfaqësuesit e ambasadës së shtetit të tyre, të cilët na lanë orar të nesërmen. Kur u bë ky takim me përfaqësuesin e ambasadës, Efraimi dhe Aleksi treguan gjithë sa u kishte ndodhur, ndërkohë që i sugjeruan që të merrnin kontakt institucionalisht me ministrin e Mbrojtjes, ku të shpjegohej situata për sa kishte ndodhur, pasi ata do bënin punën e tyre, duke shkuar vetë për të kontaktuar. Pra, përfaqësuesi i ambasadës na orientoi që të bashkërendonim veprimet, ku ata do të hynin institucionalisht në Ministrinë e Mbrojtjes rreth orës 10:00, ndërsa neve të shkonim pas rreth një ore. Të nesërmen, siç dhe e kishim lënë, Efraimi, Aleksi dhe unë kemi shkuar rreth orës 11:00, ku nuk na priti ministri, por sekretari i Përgjithshëm, me të cilin biseduam thjesht për çështjen e kontratës, për heqjen e komisionerit dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me MEICO-n. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes na tha se “do t’ia bëj të njohur të gjitha shqetësimet tuaja ministrit Fatmir Mediu dhe se do t’ju kthejmë përgjigje”. Përgjigje që nuk u kthye kurrë. Një ditë pas kësaj, duke ecur nëpër Tiranë, po më tregonte përafërsisht vendndodhjen e pallatit ku ishin takuar me Ylli Pinarin etj., ku ishte nëpër disa grumbull pallatesh që ndodhej në rrugën “Fortuzi”, afër një shkolle 8-vjeçare, rrugë e cila të çon nga Ministria e Arsimit deri tek ajo e Drejtësisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, duke bërë biseda të ndryshme, mësova nga Efraimi dhe Aleksi pakënaqësitë që ata kishin për fishekët që i jepeshin nga MEICO, pasi ishin gënjyer, sepse marrëveshja ka qenë për të blerë fishekë shqiptarë dhe jo kinezë dhe të ruajtur mirë. Po në këto biseda mësova edhe emrin e Henri Tomeit si përfaqësuesi i EVDIN LTD, i cili, sipas tyre, i kishte orientuar për tregun shqiptar, i cili dispononte fishekë të këtij prodhimi dhe të cilësisë. Në përfundim, duke mos marrë përgjigje nga ministri, Efraim Diveroli ka bërë disa biseda me Ylli Pinarin, ku preferoi më mirë të vazhdonte kontratën e parë, sesa të firmoste atë të dytën që i servirej me kompaninë e Delijorgjit si komisionere dhe kështu u largua nga Shqipëria. Edhe pas ikjes së Efraimit unë përsëri u pengova në punën time në Rinas dhe kështu e kam vënë në dijeni vazhdimisht me telefon apo me e-mail, ku prej tij më është thënë se Ylli Pinari kërkonte prej tij që të më shmangte mua dhe të kalonte paketimi te një kompani tjetër. Në kushtet kur kontrata me MEICO-n ligjërisht nuk ishte revokuar apo prishur dhe ishte ende në fuqi, ndërkohë që unë pengohesha në punën time dhe kuptova abuzimet e Pinarit etj., që lidheshin me të, duke pasur frikë nga ligji, një nga bisedat telefonike mes meje dhe Efraim Diverolit, pikërisht ajo e datës 11.06.2007, një ditë para ardhjes së presidentit Bush, e kam regjistruar në telefonin tim celular. Ky regjistrim bisede tashmë është bërë publik në të gjitha mediet shqiptare. Në këtë bisedë, ai në thelb më thoshte që nuk kam fare të bëj se Ylli Pinari më ka vënë si kusht që të hiqte shoqërinë time nga paketimi, por ai nuk do pranonte të bënte kontratë me të për të paketuar ndonjë shoqëri tjetër. Ai më thoshte se nuk po merrej vesh me Ylli Pinarin, pasi ky i fundit aludonte se ishte i përzier dhe djali i kryeministrit shqiptar. Më vonë Efraimi më ka marrë përsëri në telefon, bisedë kjo që nuk është e regjistruar dot, ku më thoshte se Ylli Pinari do të organizonte vetë paketimin. Në vijim të deklarimit tim dua të them se edhe pas vizitës së presidentit Bush në Shqipëri, kam kontaktuar edhe 2 ose 3 herë të tjera me telefon me Efraim Diverolin për sa i përket faktit që edhe pse si argument nga Ylli Pinari ishte përdorur vizita e presidentit amerikan, moslejimi im për të hyrë në ambientet e punës në Rinas për të vazhduar punën për paketimin e fishekëve ka vazhduar edhe pas ikjes së tij. Fakt ky që lehtësisht bëhet i kuptueshëm se Ylli Pinari e kishte bërë gjendje fakti largimin tim nga puna për të cilën unë kisha kontratë me AEY-në, duke u imponuar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme. Efraim Diveroli me keqardhje më thoshte se nuk mundej më ta përballonte këtë presion të Ylli Pinarit, pasi ishte i kushtëzuar nga fakti se kishte një detyrim për furnizim me fishekë për Afganistan nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe nëse do të kishte vonesa në furnizim (në rast se tërhiqej nga kontrata me MEICO-n), prishej e gjithë kontrata me Departamentin e Mbrojtjes për shkak të afateve të furnizimeve. Për këtë situatë, meqenëse isha n/kontraktor i një shoqërie amerikane e kontraktuar nga Departamenti i Mbrojtjes, kam vënë në dijeni me sms atasheun ekonomik të ambasadës amerikane në Shqipëri, Robert Neusome, pra thjesht që jam larguar dhe nuk kisha më lidhje me atë kontratë. Po kështu, të gjithë dokumentacionin që disponoja së bashku me një informacion që konsistonte përsëri në faktin se nuk isha më n/kontraktor i AEY INC dhe për çdo gjë që do të ndodhte më pas nuk do të kisha asnjë lidhje dhe nuk mbaja asnjë përgjegjësi për elementët e paketimit. Mbas kësaj, kam patur shumë telefonata anonime bezdisëse, por pa më folur për të më kërcënuar, në muajin shtator 2007 jam telefonuar nga Amerika, ku një person, emrin e të cilit nuk e kujtoj, por u prezantua si punonjës i Departamentit të Armatimit dhe më lajmëroi se shumë shpejt një grup punonjësish investigativë do vinin të më kontaktonin për të më sqaruar situatën. Mbasi jam lajmëruar se do vinin një grup investigativ amerikan të Departamentit të Mbrojtjes, duke patur edhe një regjistrim ku përmendej edhe djali kryeministrit shqiptar, si dhe duke e ndjerë si detyrim moral si qytetar i këtij shteti, kërkova të komunikoj dhe kontaktoj personalisht me djalin e kryeministrit. Takimi me të kushtëzohej edhe nga fakti se nuk mund të takoja dot personalisht kryeministrin, Sali Berisha, qoftë për shkak të faktit se nuk njihesha, ashtu edhe të asaj se nuk mund të prezantoja si arsye takimi një regjistrim, ku përmendej emri i djalit të tij, pasi mund të konsiderohej si shantazh.
Vijon
5 Qershor 2009