E Diel, 1 Nëntor 2026

Firmoset huaja e parë tregtare nga një njësi vendore në Shqipëri



Qyteti i Fushë Krujës firmosi kredinë e parë tregtare për një njësi vendore në Shqipëri. Kjo hua tregtare u bë e mundur me anë të asistencës së USAID-it, në projektin për Qeverisjen vendore në Shqipëri dhe Autoritetit për Zhvillimin e Kredisë, si pjesë e asistencës teknike për zhvillimin e qeverisjes vendore dhe mbështetjen për zbatimin e ligjit të huamarrjes vendore. Qëllimi i kësaj huaje është financimi i një nga tre segmentet e unazës veriore të qytetit në qytetin e Fushë Krujës. Shuma totale e huasë është 100 milionë lekë, me një normë interesi prej 6 muajsh bono thesari plus 3.08% dhe maturim 8 vjeçar. Ky instrument i ri financimi u jep njësive vendore një mekanizëm të mirë për të adresuar nevojat që ato kanë. Ndërtimi i unazës veriore të qytetit është një projekt që është identifikuar nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës me inpute nga të gjithë përfituesit dhe përfaqëson një prioritetet për qytetin. Në ceremoninë e firmosjes morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës, Ismet Mavriqi, Zëvendësministri i Financave Florion Mima, Drejtoresha e Misionit të USAID në Shqipëri, Roberta Mahoney, Drejtori i Projektit të USAID-it në Shqipëri, David Smith, etj. Ky projekt besohet se do të shërbejë si një model për njësitë e tjera vendore se si ato të përgatisin projekte të financueshme. Bashkitë partnerë me projektin “LGPA” janë: Fieri, Fushë-Kruja, Gramshi, Himara, Korça, Kukësi, Lezha, Librazhdi, Pogradeci dhe Shkodra.

Ritet interesi i bonove 12 mujore, tani kushtojnë 9.3 për qind

Interesi i pranuar nga Ministria e Financave për bonot 12 mujore të emetuara dje arriti në 9.3 për qind, me rritje prej 6 pikësh bazë në krahasim me ankandin paraardhës. Në qershor 2008, bonot 12 vjeçare kushtonin 8.24 për qind. Në ankandin e fundit, qeveria mori 17 miliardë lekë borxh. Nga këto, 11 miliardë qenë bono 12 mujore ndërsa 6 miliardë qenë bono 3-mujore. Interesi maksimal i pranuar për bonot 3-mujore qe 6.4 për qind, i pandryshuar në krahasim me ankandin paraardhës. Rritja me më shumë se 1 për qind brenda një viti, shton faturën që buxheti i shtetit paguan për borxhin e brendshëm me 3.5-4 miliardë lekë.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›