E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dëshmia e Veliajt: Vila në Qerret nuk është e jona; Xoxa kërkon lehtësim të masës: Kujdesem për fëmijën

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Mediet kanë zbardhur dëshminë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar.

Mësohet se Veliaj është shprehur se nuk i është shpjeguar edhe sot se pse është arrestuar.

“Unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë, edhe të dielë, edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë që jam unë sot”, ka thënë Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se vila në Qerret nuk është e familjes së tij.

“Është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes”, është shprehur Veliaj në dëshminë e tij, sipas medieve.

Ndërkohë, edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshim mase, teksa ka deklaruar, sipas medieve, se “kujdesem për fëmijën, nuk kam askënd kush të na ndihmojë dhe më jepni një masë më të butë”.

Prokurori Altin Dumani ka replikuar me Xoxën duke iu përgjigjur se pikërisht për këtë fakt është kërkuar arrest shtëpie, për shkak të fëmijës. “Kemi pasur parasysh parimin e humanizmit”, ka thënë Dumani.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›