E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia/Sjellja rrugaçe e Ramës nëpër aeroporte, një ngjarje e përsëritur

15-11-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Një grua na erdhi që në mëngjes dhe na foli për skandalin e Ramës në aeroportin e Fiumiçinos, në Romë. Është një e njohura jonë, demokrate e përkushtuar, që do të shkojë brenda javës në Itali, tek i biri, që ka bërë bashkim familjar. Na tha se do ta bënte të njohur këtë qëndrim “të turpshëm”, - siç e quajti ajo, - në disa gazeta në të cilat ka shkruar edhe herë të tjera, që ta njohin mirë italianët dhe të huajt, se ç’fizionomi morale ka shefi i opozitës sonë.
E kishte të printuar ngjarjen nga “55-a”, të cilën e lexon çdo ditë në Itali, tek i biri. Asaj i kishte pëlqyer shumë ky shkrim dhe i lexonte me diksion disa fraza, si “jam shkrimtar, se kam botuar Kurbanin”, që s’ngjisnin dot te karabinieret gra dhe të pranishmit që s’arrinin dot t’u shpjegonin atyre të aeroportit se ç’ishte Kurbani i Edi Ramës.
Sido që një mysafiri ynë i thoshte zonjës me banim në Itali, se shkrimi kishte ngjyrat e satirës, ajo ngulmonte se sido që të ishte shkruar në atë stil, ngjarja në vetvete ishte e vërtetë dhe revoltuese. Mjafton që ulërimat e tij dhe thirrjet “a e dini se kush jam unë?”, që të futej në çekín jashtë radhe, ishin të vërteta plotësisht, se do t’ju them një ngjarje si kjo, që e kam parë me sytë e mi në Vjenë, në shtator të dy viteve më parë. Ajo e deklamoi frazën e incidentit me Edit Harxhin në Rogner, që u bë i njohur për publikun. Dhe bëri një ndërprerje, për një koment të vogël. E njoh Editin që prej kohësh, se jam shoqja e mamasë së saj. Është personifikimi i edukatës dhe i mirësjelljes. Ajo kishte kërkuar leje për të hyrë pak më shpejt. Siç e di unë, ajo kishte tri arsye: E para se kishte një takim tjetër të ngutshëm. E dyta, se ishte përfaqësuese e ministrisë së Jashtme, se mungonte për arsye pune ministri i Jashtëm. E treta, se si grua nuk do të ishte ndonjë gjë e madhe se hynte pak më përpara. “Por kjo dhe ajo që do t’ju them për Vjenën, ngjajnë si pikat e ujit”.
Dhe vazhdoi: - “Në shtator të vitit 2009, kisha edhe unë biletën për në Shqipëri, pas një qëndrimi dyjavor te djali tjetër, në Vjenë. Ishte edhe Edi Rama, që bëri sherr për një valixhe që i kishte përmasat shumë më të mëdha, sesa hapësirat e portabagazheve, në pjesën e sipërme të avionit. Detyrimisht valixhja duhej të futej në  mallrat e aeroplanit, jo  te pasagjerët. Por ky ngulmonte me të madhe. Dhe seç nxirrte disa dokumente, që të tregonte se cili ishte. Por personeli e kundërshtonte dhe thoshte se ata respektonin rregullin, jo cili ishte personi!”. “Më së fundi, erdhi një agjent i personelit me një trup si të një boksieri të peshës së rëndë dhe i tha grindavecit, me zë autoritar. – Zotëri, mos na vononi. Keni dy mundësi. Ose ta çoni valixhet në vendin e vet, te mallrat, ose merrini plaçkat dhe largohuni nga avioni, që të nisim udhëtimin! Por Rama vazhdonte të vetën, me zë të lartë, me britma! Atëherë ne që po shihnim me sytë të zgurdulluar, pamë një çudi: Ia rrëmbeu me arrogancë valixhen Edi Ramës dhe ia hodhi me një forcë të pabesueshme një agjenti tjetër, që mezi mund ta priste. Ky e çoi valixhen në vendin e vet dhe Edi nuk guxoi më ta ndiqte atë që ishte i gjatë sa Edi, por me një gjerësi dy herë më të madhe!”.
Grindaveci, duke kruar kokën, bëri atë që bënë të gjithë të tjerët. Shkoi në vendin e tij, në aeroplan, me çantat e dorës.... “Për të marrët ka të urtë”, mendova me vete.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›