QEVERISJA ELEKTRONIKE
Dy dekada me pare Shqiperia luftonte me nje gogol te tmerrshem. Nuk kishte te majte e te djathte nuk kishte te pasur e te varfer nuk kishte te rinj e te vjeter por kishte vetem komuniste dhe antikomuniste demokrate e nostalgjike atdhetare e kriptokomuniste. Sot gjithashtu lufta politike nuk behet me alternativa por vetem me dy fjale korrupsion dhe antikorrupsion. Te gjithe akuzojne njeri-tjetrin per te njejten gje kush ka perfituar me shume nga pushteti kush ka vjedhur e grabitur nga pasuria kombetare kush ka perfituar licenca indulgjenca e koncesione kush ka privatizuar pronen publike per interesa vetjake kush ka blere pushtetet per te ngritur sipermarrje private kush behet aksioner ne pronen e tjetrit vetem me titujt zyrtare qe ushtron.
Kaq shume eshte terrorizuar opinioni publik per korrupsionin shteteror te te gjitha niveleve sa qytetarit i duket sikur ne cdo hap qe hedh ne rruge dikush po e grabit. Dhe jashte cdo dyshimi qe ne Shqiperi ka korrupsion qe do te thote ka vjedhje kolektive. Sepse fjale per fjale corruption do te thote te vjedhesh bashkerisht lat. co bashke dhe raptein - vjedhje grabitje rrembim. Por pyetja themelore eshte nese sot ka me shume korrupsion se me pare. Pikerisht kjo e ben te verteten me te kuptueshme dhe me te besueshme.
Per nje periudhe te gjate kur flitej per korrupsionin dukuria identifikohej me prokurimet dhe tenderet. Mirepo ka jo pak kohe ndoshta vite qe as raportet e Kontrollit te Larte te Shtetit nuk botohen me nuk transmetohen me nga seancat plenare nuk kane interes publik. Pse ka ndodhur kjo Sepse ne ligjshmerine e prokurimit te fondeve publike ka hyre nje perberese e qeverisjes se numerizuar e qeverisjes elektronike e-goverment tenderet nuk behen me me mbledhje komisionesh mundesi per prishje te konkurrences ka shume pak votimet behen me kod dhe askush nuk e di voten dhe vleresimin e tjetrit qe do te thote se dhe fituesi del automatikisht dhe nuk ka pse tia dije per nder dikujt apo ti jete borxhli dikujt. Nuk ka me tenderim por e-procuration.
Vite me radhe ka zgjatur identifikimi i korrupsionit me dhenien e parave nen dore me mitedhenien dhe mitemarrjen. Edhe kamerat televizive te ky lloj korrupsioni ishin perqendruar. Mirepo sistemi i pagesave eshte gjithnje e me i kontrolluar prej teknologjise se numerizuar shumica e pagesave behen ne forme elektronike veprimet e llogarise midis shtetit dhe qytetareve behen me numer llogarie. Eumlshte shpejt te thuhet se ne Shqiperi ka nje sherbim te plote e-finance por gjithashtu eshte krejt e qarte se veprimet financiare jane bere te kontrollueshme. A do te kishte qene e mundur qe agjencite e kontrollit te pasurive te nepunesve te kishin qene aq te suksesshme te kishin pasur aq shume informacion nese teknologjia e informacionit si perberese themelore e mireqeverisjes nuk do te kishte qene instaluar E thene me hapur nese qytetaret ne vend te kartave elektronike do te kishin ende ne duar borderote dhe portofolat cash a do te kishin qene te raportueshme dhe te kontrollueshme burimet e te ardhurave te tyre
Ne vitet e fundit kali i betejes ne luften kunder korrupsionit eshte bere regjistri i pasurive te paluajtshme. Vazhdimisht dalin kuneter baxhanake ortake miq te qeverisesve qe kane prona dhe sipermarrje te perfituara prej lidhjeve me pushtetet. Dhe duket sikur politikeberesit po bejne lufte titanike me korrupsionin. Mirepo thuajse te gjithe e fshehin burimin e te dhenave qe eshte agjencia shteterore e regjistrimit te pasurive e cila mbeshtetur ne standarde te reja ligjore dhe ne teknologjine e numerizimit jep akses dhe keshillueshmeri per te gjithe. Dhe ky eshte gjithashtu nje perberes themelor i qeverisjes elektronike. E cuditshme eshte se te gjithe bejne sikur aktet e regjistrimit te licencave pasurive sipermarrjeve te personave te pales kundershtare i kane gjetur prej burimesh konfidenciale me shume mundim ndoshta madje dhe duke i blere kur sherbimi qe ofron agjencia e regjistrimit te pasurive e ndertuar edhe me pranine e organizatave nderkombetare UNDP UE eshte i hapur i barabarte dhe i lire per gjithe qytetaret.
Ishte nje periudhe relativisht e gjate kur korrupsioni behej me pasaportat e qytetareve me identitetin e tyre me vizat qe leshoheshin. Nje qytetar mund te kishte dhe dy a tri identitete dhe nje vize europiane apo amerikane mund te shitej me shume se nje page vjetore. Dhe ky ishte nje korrupsion shume i frytshem per ata qe e ndermerrnin mjaft i veshtire per tu kontrolluar. Vitet e fundme nuk flitet me per kete tip korrupsioni. Shume shpejt te gjithe qytetaret shqiptare do te kene identitetin e tyre elektronik dhe sistemi i vizave do te zhbehet. Kjo do te thote se nje repart i korrupsionit eshte shembur e do te shembet pergjithnje. Dhe kjo pikerisht pse shoqeria eshte bere me e kontrollueshme ne vend te komunikimit ka e-communication kusht qe qeverisja tradicionale tia lere vendin qeverisjes elektronike.
Te gjithe i mbajne mend qytetaret ne protesta me fatura energjie fatura telefonike fatura gjithefareshe ne duar te pakenaqur per pagesat e detyrueshme. Gjithnje e me pak ka protesta kunder korrupsionit me pagesat e sherbimeve sepse edhe ato jane numerizuar. Shume shpejt keto pagesa do te ndahen prej sporteleve do te kryhen me nje mesazh elektronik prej llogarise se telefonit te dores. Ky largim i porositesit dhe perfituesit perben murin qe shkaterron cfaredo strukture te korrupsionit si sistem. Edhe kjo vjen pikerisht prej autoritetit te teknikes mbi sherbimin prej barazise qe ofron teknika e numerizuar ndaj te gjitheve prej atij qe quhet e-service.
Ne vitin 2012 do te hyje ne fuqi ligji i kontrollit vjetor te te ardhurave te qytetareve. Gjithcka nis me vetedeklarimin e teprices se te ardhurave. Sipas bilancit per pasurine e tatuar padrejtesisht buxheti shteteror do te realizoje rimbursimin kurse per te ardhurat e pakontrolluara buxheti i shtetit do te kerkoje pjesen e tij te ligjshme. Nese ky proces sot behet vetem per nepunesit e larte brenda nje viti e gjysme do te jete rend ekonomik dhe financiar per gjithe shtetasit.
Prej shtatorit te vjetshem palet politike grinden deri ne europeizim te konfliktit per kutite e votimit. Tani doli se nuk paska qene aq e pamundur te gjendet nje gjuhe e perbashket ose kutite ose materialet zgjedhore mund te hapen. Mirepo askush nuk eshte kujtuar se zgjedhjet e fundme ne fakt qene krejt ndryshe prej atyre te meparshme sepse ne fakt cdo vote u skanua gjithe procesi u mbikeqyr prej teknikes nje hap vendimtar drejt e-election hap qe do te jete me i sigurt kur edhe vota e qytetarit do te jete me votimin e ardhshem elektronik. Por a nuk do te ishin kursyer shume energji njerezore emocione politike kohe dhe mendje nese kerkesa per tejdukshmeri te procesit elektoral ti ishte referuar informacionit te ruajtur permes teknikes se numerizimit
Nje gje eshte shume e sakte Shqiperia eshte nje vend qe po behet gjithnje e me i kontrollueshem. Kjo nuk eshte nje merite per tu monopolizuar. Kjo eshte merite e standardeve qe po vendosen - para se gjithash me autoritetin e vendeve dhe organizatave qe i kane themeluar ato si BE OKB OSBE. Pastaj eshte merite e teknologjise qe po instalohet qe mundeson qeverisjen elektronike e cila shume shpesh identifikohet si mireqeverisje. Dhe nese ka kaq shume skandale te perditshme ne opinionet shqiptare kjo para se gjithash deshmon se qytetari ka me shume te drejta kontrolli mbi qeverisjen se eshte pikerisht transparenca ajo qe mundeson te njihen e te denoncohen edhe shkelje e abuzime qe dikur as qe ishin objekt kontrollueshmerie. Ne fund te fundit gjithcka reduktohet ne pyetjen eshte rritur vertet korrupsioni apo ne te vertete eshte rritur kontrollueshmeria transparenca e-qeverisja e-financa e-komunikimi e-politika Deri njezet vjet me pare njerezimi nuk e kishte idene e nje semundjeje qe ne fillim u quajt humbje e imunitetit te lindur AIDS-i tmerrues i sotem. Por a do te thote se kjo semundje nuk ekzistonte para se teknika te bente te mundur kapjen e saj Nese zbulimi i korrupsionit nuk mund te behet pa transparence pikerisht rritja e transparences mund te krijoje iluzionin se korrupsioni po rritet kur ne fakt po rritet kontrollueshmeria ndaj korrupsionit dhe jo dukuria vete qe deri pak me pare ishte krejt e fshehte.