E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenat e fuqishme

Andre Sarkozi nena e Presidentit francez Sarkozi

Edhe lideret me te fuqishem te botes kane nevoje per nje zonje qe ti udheheqe dhe per Nikolas Sarkozine pavaresisht grave qe kane hyre e dale ne jeten e tij nje zonje ka qendruar gjithmone e gatshme per ta ndihmuar ne dite te veshtira e te mira e ema Andre. Sigurisht qe nuk i terheq titujt e gazetave si gruaja e trete e te birit ish-modelja italiane Carla Bruni por 82- vjecarja ka qene nje shkemb i forte per te birin dhe dy djemte e tjere te saj qe nga momenti kur i solli ne jete. Ajo eshte nje grua e hekurt e cila ka ditur te rrise e vetme tre djemte e saj kur i shoqi vendosi tia lere mbi kurriz barren e rritjes se tyre duke u larguar nga familja. Ne ate kohe Nikolas ishte vetem 4 vjec. Vitin qe i parapriu zgjedhjeve te fundit presidenciale ne France zonja Sarkozi e cila ne menyre afektive njihet ne France me emrin Dadu shfaqej rregullisht ne emisionet politike televizive per ta siguruar ne menyren e saj kombin se djali i saj i shkelqyer nuk ishte monstra qe pershkruanin kritiket e tij. Ne vijim me zgjedhjen e Sarkozise si President i vendit ajo ka dhene disa opinione per te shpjeguar levizjet politike e personale te te birit. Ne momentet e para pas divorcit nga gruaja e tij e dyte Sesilia ishte mamaja qe e shoqeroi te birin ne viziten e tij te pare zyrtare ne Kine. Daduse nuk i pelqen te flase vetem per ceshtjet politike te te birit. Jo rralle eshte shprehur ne media edhe per ceshtjet e trazuara te zemres se te birit dhe ne kete kuader e ka pershkruar ish-gruan e tij Sesilia si nje person te ftohte. Pas divorcit te ciftit ne tetor te vitit te kaluar mamaje shprehu besimin se i biri nuk do ti perseriste me gabimet e tij pra nuk do te martohej me por duket se Nikolasi i saj i vogel nuk degjon nga ai vesh. E lodhur me publikimet e jetes private ajo madje u shpreh diku se i kishte ardhur ne maje te hundes me gjithe ato nuse. Ndoshta e shoqja e Sarkozise edhe mund te jete perfolur ne shtyp dhe reagimi i Presidentit mund te mos kete qene shume i ashper por nuk dihet se cfare do te ndodhte ne rast se pena e dikujt do ti prekte gruan e vetme te forte e te qendrueshme te jetes mamane.

Jennie Churchill mamaja e Winston Churchill

Ishte shume aktive dhe nderhynte ne te gjitha ceshtjet qe kishin te benin me te birin. Takonte njerez dhe perdorte gjithe influencen e saj per ti zgjidhur ceshtjet sikunder e gjykonte. Qe nga diplomatet oficeret e gjeneralet te pakte ishin personat qe nuk e kishin kontaktuar apo i kishin shpetuar syrit vigjilent e teper te vemendshem te zonjes Churchill. Ne fund te fundit nese ambicia e nje nene eshte ta shohe te birin te behet Kryeminister me e pakta qe ajo duhet te beje eshte qe ti pergatise atij terrenin me te gjitha menyrat per te arritur realizimin e endrres. Thuhet se dikur eshte shprehur qe e kishte ditur se sapo e lindi Churchill-in do te kishte qene arritja me e madhe e jetes se saj. Mamaja kembengulese ndermori nje fushate te denje per cdo politikan per te siguruar lavdine profesionale te te birit. Pavaresisht talentit te tij nje merite te madhe ne famen dhe pozicionin qe fitoi Churchill-i ia detyron edhe lidhjeve dhe kembenguljes se te emes. Ajo diti qe te krijonte e te shfrytezonte kontaktet e duhura ne menyre qe i biri te kishte nje karriere shume te mire ne ushtri gazetari dhe politike me pas. Rrefehet se ajo ishte aq e dhene pas lavdise e ngritjes se Winston-it saqe la pergjysme edhe muajin e mjaltit me bashkeshortin e dyte per ta ndihmuar te birin gjate fushates zgjedhore ne Oldham. Ne shenje mirenjohjeje per gjithe dedikimin memesor dhe miqesor te se emes Winston Churchill qe konsiderohet si politikani britanik me i votuar i te gjitha koherave ka shkruar Mamaja ime shkelqeu ne fatin tim me driten e yllit te mengjesit.

Violet Lewis mamaja e boksierit Lennox Lewis

Ne kulmin e fames se tij si boksieri me i famshem ne bote ne jeten e Lennox kishte dy gra. Te dyja quheshin Violet dhe te dyja kishin nje ndikim shume te madh ne karrieren e sportistit te famshem. Violeta e pare ishte gruaja e tij e cila preferoi te qendronte jashte qendres se vemendjes nderkohe qe Violeta tjeter e ema nuk e kishte nje preference te tille. Mamaja kishte lindur ne Londer por se bashku me te shoqin kishin emigruar ne Kanada ne kerkim te punes. Mirepo pas mberritjes ne Kanada familja ndahet sepse i ati vendos te jetoje me vete. Ne ate moment jeta e tyre ishte aq e veshtire saqe e ema u detyrua ta dergonte te birin serish ne Britani per ta ritakuar vetem 5 vjet me pas. Me vone kur i biri fitoi fame sa me shume qe i shtohej fuqia aq me ne pah dilte edhe e ema. Nuk kishte foto zyrtare te te birit ku e ema te mos shfaqej. I biri ishte bere vertet nje nga sportistet me te mire te te gjitha koherave sidomos pas mundjes qe i beri ne vitin 2002 ne ring Mike Tyson. Violet jepte intervista te shumta dhe ne njeren prej tyre u shpreh shume e kenaqur qe i biri ne vitin 2004 vendosi te terhiqej nga ringu. Aq i madh ishte ndikimi i se emes te boksieri saqe edhe biografia e tij e botuar ne vitin 2004 titullohet Djali i mamase.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›