Deshmitaret: Krenar Ahmeti nuk ka perdorur fjale fyese
TIRANE - Dy deshmitare te mbrojtjes, kane deshmuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te ish-shefit te Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti. Deshmitaret kane treguar momentet e perplasjes se Ahmetit me kallezuesit, Agron Bajri dhe bashkeshortes se tij, prokuroren Elisabeta Bajri (Ymeri). Deshmitaret kane theksuar se Ahmeti nuk kishte perdorur fjale fyese. "Diten e ngjarjes kam qene perballe me dy kullat. Ka qene darke, kur une isha jashte makines time dhe kam degjuar ofendime me ze te larte", ka nisur deshmine e tij, deshmitari Nexhmi Bali, me detyre taksist. Sipas tij, ai ishte afruar prane personit qe po ulerinte, i cili hyri ne debat me Krenar Ahmetin. "Ahmeti i tha qe do te lajmeronte policine, qe ta shoqeronte ne komisariat. Personi qe ulerinte i tha qe nuk mund ta shoqeronte, pasi ai ishte avokat. Aty afer ishte dhe nje grua me telefon ne dore, qe i tha Ahmetit qe t'i fliste. Por ai i ktheu pergjigje qe nuk kishte pune me te dhe ajo te largohej", ka treguar deshmitari. Deshmitari i dyte i paraqitur ne seance, ishte efektivi i policise ne Komisariatin Nr 2, Aurel Jeniceli. Ai ka treguar se me daten 17 maj te vitit te kaluar, eshte vene ne dijeni nga salla operative qe policia rrugore kerkonte ndihme, prane hotel "Dajtit". "Kam zbritur nga makina dhe kam shkuar me kembe, pasi kishte trafik. Kam dalluar shefin e Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmetin qe i thoshte nje personi "zoteri do te shoqerohesh". Kam fiksuar edhe nje femer e cila ka thene qe "eshte bashkeshorti im dhe mos me prekni me dore se jam prokurore", ka shpjeguar Jeniceli. Ne seancen e radhes, do te thirren per te deklaruar deshmitare te tjere te mbrojtjes. R. Caushaj
Padia
Ish-shefi i qarkullimit rrugor, Krenar Ahmeti, se bashku me dy ish vartesit e tij, Blenard Vathin dhe Alfons Gjonin akuzohen per vepren penale te veprimeve arbitrare. Tre te pandehurit u paditen nga prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri (Ymeri), bashkeshorti i saj, si dhe nje qytetar, te cilet pretendojne se jane shoqeruar padrejtesisht ne komisariat.
Padia
Ish-shefi i qarkullimit rrugor, Krenar Ahmeti, se bashku me dy ish vartesit e tij, Blenard Vathin dhe Alfons Gjonin akuzohen per vepren penale te veprimeve arbitrare. Tre te pandehurit u paditen nga prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri (Ymeri), bashkeshorti i saj, si dhe nje qytetar, te cilet pretendojne se jane shoqeruar padrejtesisht ne komisariat.