Kredite, bankat shtrengojne kushtet
Rritja vjetore e portofolit te kredise ka shenuar nje ngadalesim te metejshem ne muajin janar, duke arritur vleren 32 per qind, njoftoi Banka e Shqiperise. Ky ngadalesim reflekton shtrengimin e kushteve te kreditimit nga bankat dhe riorientimin e aktivitetit te tyre kreditues drejt kredise ne leke. Ne terma vjetore, kredia ne leke u rrit me 34 per qind, kurse ajo ne valute me 30 per qind. Gjithashtu, sjellja e bankave gjate muajve te fundit ka deshmuar per nje rritje te interesimit te tyre per kreditimin e biznesit, nderkohe qe interesi i bankave per kreditimin e individeve apo huave hipotekare paraqitet ne renie. Portofoli i kredise per biznese, ne terma vjetore, eshte rritur me te njejtin ritem si edhe nje muaj me pare (35 per qind), nderkohe qe portofoli i kredise per individe ka pasqyruar frenim te metejshem te normes se rritjes ne 26.1 per qind.