Shkurt 2009, kriza globale ende pa ndikime
Te dhenat me te fundit te ekonomise shqiptare vijojne te ruajne tendenca krahasimisht pozitive ne kontekstin e zhvillimeve nderkombetare, njoftoi dje Banka e Shqiperise menjehere pas Mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes. Ne perfundim te analizes se gjendjes ekonomike e financiare te vendit per muajt e pare te 2009 autoriteti qendror bankar njoftoi se, ekonomia vendase po shfaq imunitet ndaj krizes. Kjo mbeshtet ne kreditimin e ekonomine, ngushtimin e deficitit tregtar dhe balancen e kenaqshme buxhetore. Keshtu ne muajin shkurt 2009, inflacioni vjetor rezultoi ne nivelin 1.9 per qind, duke qene mjaft afer kufirit te poshtem te tolerances se Bankes se Shqiperise prej 2 per qind. inflacioni vjetor ka vijuar tendencen renese te verejtur qe nga vera e vitit te kaluar, kryesisht si pasoje e renies se inflacionit te grupit te ushqimeve dhe prirjes renese te cmimeve te mallrave kryesore ne tregjet nderkombetare. Nga ana tjeter, Te dhenat per tregtine me jashte ne muajin janar 2009 tregojne per nje frenim te thellimit te deficitit tregtar. Ndersa gjate vitit 2008 deficiti i llogarise korrente, si pasoje e rritjes se shpejte te importeve dhe e renies se remitancave gjate gjashtemujorit te dyte te vitit arriti rreth nivelit 14.9 per qind te PBB-se, krahasuar me nivelin 11 per qind te shenuar ne vitin 2007. Nderkohe, ecuria e treguesve fiskale gjate vitit 2009 ka ecur pergjithesisht sipas niveleve te planifikuara. Rritja e njekohshme e shpenzimeve dhe e te ardhurave publike eshte shoqeruar me zgjerimin e deficitit buxhetor per kete periudhe. Banka e Shqiperise gjykon se, ruajtja e deficitit buxhetor brenda niveleve te programuara gjate gjithe harkun kohor te vitit 2009 do te perbente nje kontribut optimal te politikes fiskale ne situaten aktuale. Ky kontribut do te materializohej ne kontrollin e normave te interesit te letrave me vlere te qeverise dhe te kostos se sherbimit te borxhit publik, si dhe do te krijonte me shume hapesire per kreditimin e sektorit privat te ekonomise. Ne mbyllje analizes ekonomike Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar nivelin e normes baze te interesit per lekun duke e lene ate ne nivelin 5.75 %. Ky qendrim mbeshtetet nga situata aktuale ekonomike qe po kalon vendi dhe nga parashikimet per ecurine e inflacionit ne te ardhmen. Nga ana tjeter Banka e Shqiperise fton agjentet ekonomike dhe aktoret e tjere institucionale te adoptojne nje qendrim te ngjashem me BSH se dhe te marrin masat e duhura per permbushjen e tij. Ne aspektin mbikeqyres dhe operacional, Banka e Shqiperise njofton se ,mbetet e vendosur per te marre te gjitha masat e lejuara nga hapesira e saj ligjore dhe nga nevoja per ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, per te mbeshtetur ekonomine me likuiditet dhe per te garantuar shendetin e sistemit financiar.