E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat: Rritja ekonomike ne 2008, 7-8%

Blerina Hoxha

Rritja ekonomike per vitin 2008 ne kendveshtrimin e Ministrise se Financave eshte 7-8 per qind. Lajmi eshte bere i ditur ne dokumentin e buxhetit afatmesem 2009-2011. Vlera pervecse konfirmon nje rritje te konsiderueshme te ekonomise vendase, shton edhe me tej debatet, mbi vertetesine e treguesit. Sipas Ministrise se Financave rritja reale ekonomike per periudhen tetor 2007 - shtator 2008, e llogaritur nepermjet Produktit t? Brendshem Bruto tremujor, (treguesit t? ri statistikor publikuar nga INSTAT), shenon nivelin e 9.9 p?r qind. "Vleresimet e Ministrise se Financave per rritjen vjetore te vitit 2008 (janar - dhjetor 2008), ne pritje te rezultateve nga llogaritjet e INSTAT, tregojne per nje nivel ne intervalin 7 deri ne 8 p?r qind, e cila do te jete objekt rishikimi ne muajt e mevonshem" thuhet ne dokumentin e hartuar nga Ministria e Financave. Rritja e me e larte, edhe kete vit i dedikohet sektorit te ndertimit, mbeshtetur dukshem prej investimeve publike n? infrastrukture. Sektoret e sherbimeve, industrise nxjerrese e perpunuese dhe ai i energjise elektrike kane pasur gjithashtu nje ecuri te kenaqshme. Nga njera ane norma e papunesise ka shenuar renie graduale, e nga ana tjeter vihet re nje rritje e konsiderueshme e pagave thuajse ne te gjithe sektoret e ekonomise. Gjithashtu ecuria ne sektorin e bujqesise paraqitet krejt e normalizuar gjate ketij viti, pas nje periudhe teper te veshtire te krijuar nje vit me pare takoni pasoje e faktoreve klimaterik ekstremalisht te pafavorshem. Nga ana tjeter, sistemi yne financiar kaloi mjaft mire impaktin e goditjeve direkte, e me te forta nga problemet financiare te gjeneruara ne tregjet financiare nderkombetare. Duke marre ne konsiderate keto goditje, ecuria e sistemit monetar e financiar te vendit paraqitet mjaft e mire. Depozitat me afat ne leke e ne valute, te rezidenteve deri ne muajin tetor jane rritur perkatesisht me 7.1 e 11.4 per qind. Ne te njejten kohe, huaja per ekonomine ka vazhduar te zgjerohet me ritme optimale, ndersa niveli i kredive me probleme mbetet i ulet. Kredia per ekonomine deri ne muajin tetor eshte rritur me 31.5 per qind, ku rreth 2/3 e kesaj rritje i atribuohet biznesit, ndersa pjesa tjeter individeve. Rritja ekonomike ne Shqiperi per vitin 2008 eshte mbeshtetur nga sektori i sherbimeve, qe aktualisht perben dhe pjesen me te madhe te PBB, i mbeshtetur nga sektoret e ndertimit e te industrise, sektore qe po peshojne gjithnje e me teper ne PBB. Sektori i bujqesise gjate gjithe ketyre viteve te ekonomise se tregut ka ndjekur nje trend gradual renes si per sa i perket peshes se tij ne PBB, ashtu dhe ne kontributin qe ky sektor ka pasur ne rritjen e PBB.

Financat, shpjegojne ndryshimin e PBB, tremujore me ate vjetore

Produkti i Brendshem Bruto tremujor eshte nje produkt statistikor i publikuar se fundmi nga INSTAT. Ministria e Financave sqaron se, si nje perdorues kryesor i statistikave ekonomike, shprehet se, ky produkt statistikor ka nje vlere informative te pazevendesueshme nga tregues te tjere dhe inkurajon e mbeshtet INSTAT, ne vazhdimin e publikimit te ketij treguesi e permiresimin e metejshem te tij. Metodologjia per llogaritjen e ketij treguesi bazohet ne manualin e llogarive kombetare tremujore te hartuar prej Fondit Monetar Nderkombetar. Objektivi i ketij treguesi eshte matja e levizjeve nga tremujori ne tremujor te PBB, informacion ky teper i rendesishem per aktoret apo vendimmarresit ne ekonomi, sqaron me tej Ministria e Financave. Ky tregues, i bazuar mbi kete metodologji, nuk ka per qellim dhe nuk mund te kete nje precizion te larte ne matjen e ndryshimeve vjetore (rritjen reale vjetore) te PBB, por ai mund te jape tendencat e saj. Matja precize dhe perfundimtare e rritjes reale vjetore te PBB kryhet vetem nga Llogarite Kombetare Vjetore ne INSTAT, gje e cila bazohet teresisht ne metodologji standarde te perdorura ne mbare boten per kete qellim, sic jane Sistemi Evropian i Llogarive - 1995 (ESA 95) dhe Sistemi i Llogarive Kombetare - 1993 (SNA 93). Ndersa Ministria e Financave ka mandatin te kryeje vetem parashikime te rritjes ekonomike vjetore, si per vite te kaluara per te cilat nuk eshte publikuar ende nje vleresim nga Llogarite Kombetare Vjetore te INSTAT, ashtu dhe per vitet e ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›