Depozitat ne leke bien interesat
Interesat e depozitave ne leke kane rene ndjeshem gjate muajit shkurt per shkak se, ofertat qe bene bankat ne kete drejtim ne fund te vitit mbaruan ne fund te janarit. Banka e Shqiperise ne analizen me te fundit per normat e interesit ne ekonomi njoftoi se, normat e interesit te depozitave ne leke ne kane shenuar rritje gjate muajit janar, kryesisht si pasoje e ofertave promocionale per depozitat afatshkurtra te bankave tregtare. Nderkohe qe te dhenat paraprake te muajit shkurt dhe mars flasin per mbarimin e ketyre ofertave dhe nje reduktim te lehte te normes se interesit te depozitave. Zhvillimet ne tregun financiar gjate muajit shkurt tregojne per nje reagim te kenaqshem te tregut bankar, ne pergjigje te vendimit te politikes monetare ne muajin janar per lehtesimin e kushteve monetare.