E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia 300 mije euro e Shehut

TIRANE - Ishin 300 mije euro kredi, ne dy banka te vendit tone, ato qe dyshohet se cuan dy dite me pare 43-vjecarin Gjergj Shehu, inxhinier dhe pronar i nje firme ndertimi ne Tirane ne vendimin fatal per veteflijim. Ai dje eshte percjelle per ne banesen e fundit, nga familjaret, te aferm dhe miq te tij. I ndjeri, u gjet i vdekur ne banesen e tij, ne afersi te zones se ish-Bllokut, kurse ceremonia e varrimit, i eshte bere ne nje tjeter banese prone e tij, ne rrugen "Komuna e Parisit". Shehu ishte pronar i disa pallateve ne kryeqytet dhe nje biznesmen i njohur. Disa muaj me pare, per shkak te krizes ekonomike, mungeses se shitjeve dhe dhenies se parave nga klientet e tij, sipas hetimeve policore, dyshohet se ai kishte marre dy kredi, ne dy banka private ne Tirane. Shuma e marre hua, ishte rreth 300 mije euro.

Pasi kishte bere perpjekje per disa kohe qe te mblidhte parate, me qellim qe te shlyente kredite e marra, ai duket se nuk ia kishte dale dot mbane. Te afermit e Shehut, kane treguar gjate deshmive te tyre se, kohet e fundit ai ishte shume i renduar psikologjikisht, per shkak te mungeses se parave per te kthyer kredite. Shuma e marre ne banka, duket se nuk e ka nxjerre nga kriza ate, duke shkuar drejt falimentit. Shpallja e falimentimit te biznesit, detyrimet e konsiderueshme si ndaj bankave dhe ndaj kreditoreve te tjere, dyshohet se kane shtyre 43-vjecarin Gjergj Shehu, t'i jape fund jetes. Te pakten keto jane motivet qe kane dale pas hetimeve paraprake te punonjesve te policise. Por edhe deklarimet e familjareve, te dhena gjate fazave te hetimit, kane cuar efektivet blu ne te njejten piste hetimi.

Te aferm dhe policia kane bere te ditur se, i ndjeri prej kohesh merrej me biznes, ndertonte pallate si dhe tregtonte materiale ndertimi. Per shkak te renies se xhiros, biznesi i tij ishte ne prag falimentimi, dhe per ta mbajtur gjalle, 43-vjecari kishte marre edhe nje sasi borxhi, tek disa miq te tij per te shtuar mallin ne dyqan e per te shmangur ne kete menyre falimentimin. Por edhe pse veprimet e tij per te mbajtur biznesin e hapur ishin te vazhdueshme, serish cdo gje po shkonte drejt renies. Sipas burimeve policore, familjaret e tij kane pohuar se, prej kohesh, 43-vjecari kishte paraqitur nje gjendje te renduar psikologjike, qe mesa duket perfundoi me vetevarjen tragjike.

Deshmia

Bashkeshortja e 43-vjecarit Gjergj Shehu, eshte marre ne pyetje per te zbardhur shkaqet e mundshme qe detyruan bashkeshortin e saj te vetevarej. Ajo ka pohuar ne polici se Shehu kishte kredi per te shlyer ne banka, gje e cila po behej e pamundur.

43 vjec

Ishte viktima e dy diteve me pare, i cili i ka dhene fund jetes me nje litar ne banjen e baneses se tij, pas shkolles "Edit'h Durham". Gjergji Shehu, kishte kaluar ne nje gjendje te rende depresive, ne momentin qe ka marre aktin fatal.

300 mije

Euro eshte shuma qe biznesmeni i ndertimit, Gjergj Shehu kishte marre kredi ne bankat e nivelit te dyte ne Tirane, me qellim qe te vazhdonte aktivitetin e tij. Ka qene kjo shume, e cila ka bere qe ai dy dite me pare t'i jepte fund jetes se tij.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›