"Deshmitaret heshtin per vrasjen e nipit polic"

Sarande- Vladimir Bejdo, ish-polic ne komisariatin e rrethit te Sarandes nga viti 1990, deri ne 1998, u vra ne rrethana misterioze dhjete vite me pare. Askush nuk e di perse 29-vjecari u zhduk dhe pasi u ekzekutua e hodhen ne nje pus 2 km ne thellesi te tokes greke, buze detit Jon. Por familjaret e Vladimirit, pas njohjes permes gazetes "Koha Jone" me lajmin se dosja eshte rihapur, flasin per ngjarjen e rende, e cila i ka shokuar. Vec humbjes se djalit, ende nuk njohin se cili eshte autori qe ka vrare njeriun e tyre. Xhaxhai i Vladimirit, nje ish-ushtarak, Enver Bejdo, tani ne pension, personi me i informuar me ngjarjen, pranoi te rrefehet per te hedhur drite per gjithcka ai di, duke kerkuar zbardhjen e se vertetes dhe kapjen e autoreve.
A mund te pershkruani ngjarjen e dhimbshme te dhjete viteve me pare, kur nipi juaj Vladmir Bejdo, ish-polic, eshte vrare ne rrethana misterioze ?
Ka qene fundi i muajit tetor te vitit 1998. Vladimiri ate dite ishte me sherbim. Pasi ka trokitur ne dere te komandantit te policise se Qafe Botes, ku kryente sherbimin, i ka kerkuar leje per te kerkuar tufen e lopeve, e cila kishte dite qe kishte humbur. Komandant Viktori i thote se lejen do t'ia jepte pasi te perfundonte detyren e vendosjes se shtizes se flamurit dhe shpalosjen e tij, se te nesermen do te perurohej posta e sherbimit. Pasi i kreu keto detyra, komandanti e lejoi te largohej. Ai u nis drejt Kataetos, nje poste kufiri ne afersi te Konispolit, perballe fshatit Mursi. Sipas nje informacioni qe i kishin dhene, iu drejtua postes. Dhe pyeti nese brenda stalles ishin mbyllur disa lope dhe vica, por pergjigjja e komandant Krenarit ishte se ata nuk kishin asnje pune me lopet dhe se atje kryenin detyra te tjera. Pas ketij sqarimi u nis drejte kullotes ku gjykonte se mund te ndodheshin lopet. Po edhe pas kontrollit ne nje siperfaqe te gjere kullote asgje nuk mund te gjente. Ketu fillon enigma. Qe prej kesaj dite, Vladimiri nuk u pa me i gjalle.
Pas mungeses ne shtepi, si vepruat dhe cila ishte rruga qe u ndoq per te verifikuar se ku kishte perfunduar Vladimiri ?
Askujt nuk i shkonte mendja se Vladimiri mund te ishte zhdukur. Aq me pak se mund t'i kishte ndodhur ndonje fatkeqesi apo ta kishin vrare sic ndodhi ne te vertete. Megjithate pas 24 ore mungese, nisem Ilirin, nipin tone, te pyeste ne disa fshatra dhe tek barinjte te cilet kishin stanet afer me ate te Vladimirit. Por edhe pse pyeti shume persona dhe trokiti ne disa miq, asnje informacion nuk u mor. Ne keto kushte njoftuam menjehere organet e policise. Te nesermen 70 djem nga Konispoli dhe dyfish i tyre nga shteti fqinj, kryesisht ushtare dhe police nga pertej kufirit, filluam kerkimet. U kontrolluan imtesisht tere honet dhe majat e kodrave, kanalet dhe shtrati i lumit, deri ne ane te detit. Asnje gjurme nuk u gjet. Ne keto kushte nga ana e shtetit grek u perdoren helikoptere dhe qen kufiri. Pas shume kerkimesh ne nje grope natyrale, rreth 10 meter te thelle, u gjet pela me te cilen levizte Vladimiri. Ne samarin e saj ishin canta e bukes, kemisha dhe disa pajisje te tjera qe mbante me vete. Nje fije shprese lindi, se perfund peles e cila ishte gjalle, ende ndodhej Vladimiri, i cili mundet te ishte rrezuar se bashku me te. Por nuk ndodhi keshtu. Atehere vijuan kerkimet. Nje bari qe kishte stanin atje prane, ne mengjesin e dates 30 tetor 1998 pa se tufa e dhive qe ishte afruar njerit nga puset ne breg te detit u tremben. Atehere ai dyshoi. Dhe per kete dyshim njoftoi djemte qe kontrollonin, shumica e te cileve ishin te aferm te Vladimirit. Pas kesaj u njoftua edhe polica greke. Ne rrugen qe te conte tek pusi, u gjeten disa pika gjaku. Ato fillonin nga toka shqiptare. Sapo policia dhe te afermit tane iu afruan pusit, hoqen kapakun dhe brenda tij gjeten kufomen e policit te vrare. Pas nxjerrjes nga ekipe ekspertesh shqiptare dhe greke, iu be ekspertiza e cila u thellua me shume pas dergimit te saj ne Janine.
Pasi mesuat se Vladimiri nuk kishte vdekur aksidentalisht, por ishte vrare, si vepruat ?
Pas disa dite topitje dhe mbyllje ne vetvete, ne kerkuam nga policia te verifikohej e gjithe ngjarja dhe te gjendeshin personat qe kishin kryer krimin, vrasjen, fshehjen e kufomes dhe te vjedhjes se lopeve. Per kete i jemi drejtuar me letra organeve kompetente, i kemi shkruar prokurorise. Kemi kontaktuar me Drejtorine e Policise se Vlores. Ngjarja perbente nje rast te vecante, pasi ka ndodhur ne dite me diell ne nje zone ku ka shume blegtore dhe fare afer gjendej policia e kufirit.
Ju mendoni se dikush ka pare skenen e krimit dhe nuk deshmon per te ne polici ?
Nuk mendoj se krimi eshte kryer para njerezve. As ne prani te dikujt, por ne menyre mafioze dhe i paramenduar. Personi ka pasur njohje te thella me viktimen. Njihte levizjet e tij. Kishte dijeni per diten qe ndodhej atje, e se kerkonte lopet e humbura. Frika se ai kishte rene ne gjurme te tyre mendohet si shkak i vrasjes. Ky eshte nje dyshim i yni. Mundet qe kjo vrasje te kete lidhje edhe me nje krim te kryer nje vit me pare ne fshatin Vrine. Vladimiri nuk meritonte kurre kete fund.
A u thirren deshmitare per te deshmuar mbi ngjarjen dhe cili ka qene reagimi i tyre ?
Policia ka thirrur ne ato dite dhjetera deshmitare. Njeri prej tyre, mik i familjes tone, Vexhiu, eshte personi qe diten e vrasjes se Vladimirit ka kontaktuar me te. Ai ka bere biseden e fundit. Duke qene kohe dreke dhe ne stanin e tij i ka kerkuar te qendronte per dreke. Por Ladi nuk ka pranuar. Nga polica kriminale jane marre edhe deshmi te tjera. Por deshmitaret e thirrur nuk kane treguar asgje me shume qe te ndriconin shkaqet dhe rrethanat e vrasjes se nipit. Une mendoj se dikush ka dijeni dhe per krimin dhe rrethanat e ngjarjes. Por deshmitaret ne kushtet e frikes dhe tmerrit te hakmarrjes nuk japin asnje informate te dobishme.
Hetimi
Policia greke dhe ekspertet ligjore u konfirmuan familjareve se ne trupin e Vladimirit ishin evidentuar pese plage me plumba te nje automatiku "Kallashnikov". Nje plage ishte ne krah. Nje tjeter ne anen e djathte te gjoksit dhe me fatalja ne shtyllen kurrizore. Dy te tjerat ne gjymtyre.