E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau 27-vjeçarin në Paskuqan, pranga autorit

Tiranë- Pas ngjarjes së ndodhur rreth dy javë më parë në qendër të Paskuqanit, ku pas një konflikti për motive të dobëta gjeti vdekjen shtetasi Ervis Çapo, 27-vjeç, policia arrestoi sot autorin e dyshuar të kësaj vrasje.

Burimet zyrtare të policisë së Tiranës kanë bërë me dije se autori i dyshuar është shtetasi Shukri Damzi, 28-vjeç, banues në Kamëz.

“28-vjeçari Shukri Damzi, dyshohet se pas një grindje të çastit dhe motive të dobta, ka goditur me sende të forta viktimën Ervis Çapo”- thanë burimet policore.

Autori, u identifikua nga strukturat e hetimit të krimit të policisë së Tiranës menjëherë pas ndodhjes së krimit, por u ndalua vetëm ditë pas ngjarjes.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje, kanë ndihmuar menjëherë të dëmtuarin Ervis Çapo duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore, dhe dërguar atë në Spitalin Ushtarak Tiranë, por si pasojë e goditjeve të marra, në pjesën e kokës, 27-vjeçari, nuk mundi të jetonte duke gjetur vdekjen në spital edhe pas ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Shukri Damzi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejeshme, për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›