OSBE: Bashkepunimi me Shqiperine, si do te vijoje

Prezenca e OSBE-se do te vazhdoje te bashkepunoje me Shqiperine ne ecurine e reformave. Nje reagim i tille u be dje nga zyra e kesaj prezence ne vendin tone pas debateve te shumta per nje kufizim te mandatit te OSBE. Kryetari i radhes i OSBE-se, Ministri i Jashtem i Finlandes Alexander Stubb ne te ditur se OSBE po ndjek me vemendje debatin qe po zhvillohet ne Shqiperi per kufizimin e mandatit te saj ne kete vend. "OSBE luan rolin e nje partneri afatgjate per te ndihmuar Shqiperine qe te vazhdoje reformat dhe kerkon te bashkepunoje me te, nepermjet realizimit te nje sere projektesh ne perputhje me mandatin", shprehet Stubb. Kete gje, kreu i OSBE-se, ja ben me dije nepermjet nje letre dhe Ministrit te Jashtem Lulezim Basha. "Ne mbetemi te gatshem te vazhdojme punen ne te mire te popullit shqiptar", vijon ne letren e tij dorezuar qe ne 14 korrik kreut te diplomacise shqiptare Basha, Stubb. Me keto deklarata Stubb i be te qarte autoriteteve shqiptare se jane nen monitorimin e OSBE-se ne debatet per mandatin. Debati per mandatin e OSBE-se ne Shqiperi lindi pas disa deklaratave te nje diplomati amerikan sipas te cilit, qeveria e kryeministrit Berisha i ka kerkuar largimin prezences se OSBE-se nga vendi yne. Por nuk vonoi reagimi i diplomacise shqiptare. Dy dite me pare, Ministria e Puneve te Jashtme hodhi poshte nje fakt te tille. Me nje njoftim te posacem, Ministria e Jashtme rrezoi te gjitha fjalet se do te kerkohet kufizimi i mandatit te OSBE-se. Madje po ky institucion, beri te ditur dhe pikat se ku ky institucion nderkombetar duhet te perqendrohet ne Shqiperi. Ministria theksoi se ka kerkuar perqendrimin e OSBE-se ne lidhje me sigurimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe ne reformen zgjedhore. Kjo ministri i permbahet qendrimit se zgjedhjet e lira dhe te ndershme si dhe reforma mbeten si fusha prioritare te bashkepunimit me OSBE. "Reforma ne drejtesi dhe projektet e perbashketa te mireqeverisjes mbeten fusha prioritare te bashkepunimit me OSBE-ne ne Shqiperi", nenvizohet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme.
2 Vjet Ka qe diskutohet mes autoritete shqiptare dhe OSBE-se, ceshtja e mandatit te kesaj organizate nderkombetare ne vendin tone. Bisedimet jane perqendruar ne menyren se si OSBE do te vijoje aktivitetin.
2003 Viti Nga i cili nuk eshte riperterire mandati i OSBE-se ne vendin tone. Ndaj, ne mes kesaj organizate dhe diplomacise shqiptare vijojne diskutimet mbi ceshtjen e mandatit dhe vijueshmerise se ketij misioni ne Shqiperi.
Kryetari i radhes i prezences se OSBE, njekohesisht Ministri i Jashtem i Finlandes, Alexander Stubb u shpreh dje se "OSBE mbetet e gatshme qe te vazhdojme punen ne te mire te popullit shqiptar. Ajo luan rolin e nje partneri afatgjate per te ndihmuar Shqiperine qe te vazhdoje reformat ".
Berisha mohoi kerkesen per kufizim mandati
Kryeministri Berisha, vetem nje dite pas berjes publike te shqetesimit te nje diplomati amerikan per perpjekjet e qeverise shqiptare per largimin e misionit te OSBE nga Shqiperi, ka reaguar duke e hedhur poshte nje lajm te tille. Madje kreu i mazhorances ka nenvizuar se do te kerkoje dyfishimin e monitorimit te zgjedhjeve ne Shqiperi nga misioni i OSBE, por dhe nga organizma te tjere nderkombetare monitorues, si KE dhe BE.