E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eneda Tarifa nxjerr klipin e pare

Edhe pse prej vitesh e renditur mes kengetareve profesioniste, Eneda Tarifa nuk ishte bere pjese e botes se komercit muzikor. Duke u treguar e kujdesshme me daljet e saj ne ekran, kengetarja gjithashtu kishte evituar edhe realizimin e klipeve shoqeruese per kenget. Ndonese duhet thene, se gjate nje periudhe te gjate edhe kenget e reja kane munguar ne repertorin e saj. Nuk dihen arsyet e ketij vendimi, por krejt papritur pak dite me pare, Eneden e kemi pare te shfaqet ne kanalet muzikore shqiptare me nje klip. Behet fjale per kengen "Thurje", e kompozuar nga Florian Mumajesi, e cila e sjell kengetaren per here te pare ne boten e videoklipeve. Por ndryshe nga sa pritej Eneda Tarifa nuk vjen me shkelqimin e merituar. E ndersa mund te flasim per nje kenge te arrire dhe brenda stilit te kengetares nuk mund te themi te njejten gje per videoklipin e saj. Jo vetem per ngjashmerite, qe videoja ka me klipin e kwngwtares Alicia Keys, por edhe per faktin, qe kjo video e shfaq Eneden jashte natyres se saj dhe disi te "detyruar" ne nje performance te tille. Nuk dime nese ideja eshte e kengetares, apo e realizuesve te klipit, por duke njohur natyren e saj, ndoshta fansat do te donin ta shihnin Eneden me origjinale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›