“Pr/lligji ‘Për investimet e huaja’ favorizon vetëm të huajt”
Autori i Lajmit: Redaksia
Biznesi vendas kërkon ndryshime në projektligjin për investimet e huaja me argumentin se favorizon kompanitë ndërkombëtare kundrejt atyre shqiptare. Konfindustria i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit konsultativ të biznesit për të bërë përmirësime në draftin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë për disa ndryshime në ligjin për investimet e huaja. Industrialistët argumentojnë në kërkesën e tyre se privilegjohen ndjeshëm investitorët e huaj krahasuar me ata vendas, në të gjitha marrëveshjet e dyanshme me palë të treta, ku njëra palë është shteti shqiptar. Konfindustria shprehet parimisht në mbështetje të plotë të ligjit nëse fusha e tij e zbatimit do të përfshinte të gjithë llojet e investitorëve pa dallim të vendit të origjinës së kapitalit. Drafti që pritet të kalojë së shpejti për miratim në qeveri ju heq gjykatave të drejtën për pezullimin dhe ndërprerjen e investimit të huaj në rastet kur persona të ndryshëm pretendojnë se janë pronarë të truallit apo objektit apo edhe kur ngrenë padi. Ndërkohë sipas Konfindustrisë , një e drejtë e tillë thelbësore nuk jepet për investitorët shqiptarë të ndodhur në të njëjtat kushte. Sipas biznesit të prodhim –shërbimeve, nëse do të jepej mbrojtje e vecantë ligjore vetëm për investitorët e huaj në raport me ata vendas, do të prishej konkurrenca tregtare, do të kishte largim të kapitaleve jashtë vendit si dhe pengim të nismave investuese.
Ky lajm është publikuar: 30/11/2009