Pensionet false 600 persona në hetimin
Autori i Lajmit: Redaksia
Falsifikimi i dokumenteve për të nxjerrë në pension të padrejtë ka çuar në ndjeke penale rreth 600 persona të dyshuar për falsifikime dokumentesh. Janë pezulluar dhe 207 dosje të tjera për verifikimin e dokumentacionit, që deri tani rezulton me mangësi. Ndërkohë në prokurorinë ne Tiranës ndodhen nën hetim rreth 150 persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë falsifikuar dokumentacionin për marrjen e pensionit. Ndërsa në minierën e Kukësit dyshohet se 150 persona kanë përfituar pension të padrejtë. Por jashtë hetimeve nuk kanë mbetur as punonjësit e drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore ku janë dorëzuar këto dokumentacione dhe më pas janë dhënë dhe pensionet e paligjshme. Deri tani gjithçka ndodhet në fazat e hetimit, të cilat duket se do të nxjerrin në dritë të tjera abuzime dhe të tjerë të dyshuar.
Uniformat blu të kryeqytetit kanë bërë të ditur, se ka nisur një hetim i gjerë ndaj disa personave, mes tyre edhe ish- zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurime Shoqërore, pasi dyshohen për disa akuza si, “mashtrim nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve” dhe “vënie në përdorim të dokumenteve të falsifikuara”. Ndërkaq deri më tani janë vënën nën hetim 11 persona disa prej të cilëve funksionarë të minierës së Kërrabës, dhe ish-funksionarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës. Policia tha se, persona, të ardhur nga rrethe të tjera të vendit dhe Tirana, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë përfituar pension të pa merituar, duke u paraqitur si ish-punonjës të minierës së Kërrabës, dhe kanë përfituar këtë pension qysh nga viti 2000, duke i sjellë shtetit dëme të konsiderueshme monetare. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, në kuadër të këtij hetimi kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore rreth 200 dosje të personave të ndryshëm, të cilët përfitonin në mënyrë të paligjshme pension të parakohshëm dhe pension pleqërie, përmes dokumenteve të falsifikuara.
Ky lajm është publikuar: 30/11/2009