E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum-Radhimë, promovohet studimi urbanistik

Promovohet studimi urbanisitik për zonën Orikum-Radhimë. Studimi i miratuar nga KRRTRSH synon disiplinimin e zonës bregdetare me qëllim zhvillimin e turizmit elitar, ndërsa parashikohen dhe ndërtimi i hapësirave të gjelbëruara. 

VLORE- Zbatimi i studimit urbanistik Orikum-Radhimë pritet ti japë një pamje të re kësaj hapësire detare, duke e ndihmuar në zhvillimin e turizmit elitar. Studimi është promovuar sot në qytetin e Vlorës me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale dhe investitorëve. Projekti i hartuar nga një studio italiane u miratua nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe përfshin një zonë prej rreth 1300 hektarësh me gjatësi 10 kilometra dhe gjerësi 1000 metra.
Studimi synon gjithashtu ruajtjen e resurseve turistike, kulturore e arkeologjike ku përfshihen edhe fshatrat e Dragjasit të vjetër dhe Dukatit të vjetër ndërsa parashikohet dhe krijimi i një zone të gjelbëruar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›