Kryeministri Berisha takon përfaqësuesit e Institutit ASPEN
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha priti sot një përfaqësi të zgjeruar të Institutit gjerman ASPEN, të cilët ndodhen në Shqipëri në një konferencë rajonale të Institutit, ku marrin pjesë liderë të rinj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit.
Takimi u mbajt në formën e një seance pyetje-përgjigje. Sipas njoftimit per shtyp te zyres se kryeministrit Interes të veçantë u shfaq mbi çështje të tilla si, vizita e fundit e kreut te qeverise në Kosovë, roli dhe ndihma që mund të luajë Shqipëria ndaj Kosovës, proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, marrëdhëniet me vendet e rajonit në përgjithësi dhe Serbinë në veçanti, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, NATO-s, zhvillimet politiko-ekonomike në vend, korrupsioni, klima e biznesit, etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)