Banda e Lushnjës, akuza humbet dëshmitarin kryesor
Akuza humb një nga dëshmitarët kryesorë në procesin kundër bandës së Aldo Bares. Në seancën e sotme avokatët kanë zbuluar se Gramoz Selmani është i akuzuar për gati 6 vrasje, ndërsa akuza e ka paraqitur si dëshmitar.
TIRANE- Prokuroria humb dëshmitarin kyc në procesin në ngarkim të bandës së Lushnjës. Avokatët e të pandehurve kanë zbuluar gjatë seancës së sotme se Prokuroria ka harruar cështjen e Gramoz Selmanit duke e ngatërruar atë nga i akuzuar për vrasje në ngjarjet e Lushnjës në dëshmitar.
Gjykata kohë më parë ka pranuar dëshminë e Gramoz Selmanit marrë në Greqi, por me zbulimin e fakteve se ai ka qenë i pandehur gjykatësit e refuzuan dëshminë. Avokatët këmbëngulën se Selmani akuzohet për 6 vrasje dhe ka kontradikta në pozicionin e tij në ngjarjet e Lushnjës, madje për të ekziston dhe një masë arresti në mungesë ndërsa nuk ka asnjë vendim nga Prokuroria e Lushnjës për pushim të hetimeve.
Ende nuk është e qartë se në cfarë rrethanash Selmani ka dalë nga lista e të akuzuarve. Seanca ka vijuar me marrjen e dëshmive të të personave të dhunuar nga banda e Lushnjës.
(e.n/News24/BalkanWeb)