E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmitari kyç për Gërdecin është ish-Ministri që duhet arrestuar

Qytetarët që arrijnë të kuptojnë, nuk presin analistet tane të famshëm, por u punon logjika e asaj që quhet ndërthurje e fakteve me veprimet pasojë.

Megjithatë une jam dakord në përgjithësi me ata që mendojnë se efekti “vrasja Trebicka” në opinion mbetet më i vogël se ajo që u shkaktua tek ky opinion pas 26 të vrarëve dhe 300 të gjymtuarve të Gërdecit. Reagimi qytetar për Gërdecin ishte sporadik dhe situata u qetësua edhe për shkak të mënyrës që zgjodhi opozita për të trajtuar këtë ngjarje.

Përgjithësisht, shoqëria jonë, me mungesa të theksuara të organizimit të saj (në shoqata për të drejta qytetare dhe humanitare), është ZERO.

Qytetarë me mend e kuptojnë që në fushën e kontrabandës së armeve, brenda së cilës ndodhej i ndjeri, ndërthuren interesa dhe eksponentë të fuqishëm si ketu edhe përtej.

Le t’i shfletojë me qetesi dokumentet prokuroria, se jane një tufë që dëshmojnë horrllëk. Për mua “dëshmitari kyç” është ish-Ministri. Ai duhet “ruajtur” d.m.th., duhet arrestuar urgjent dhe duhet ta vendosin në një burg super të sigurisë së larte. Ai di shume me teper së i ndjeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›