Mos duhet të blejmë nga një limë dhe të mprehim dhëmbët?
Mafien e shohim kudo, kurdo dhe çdo hap që hedhim sot në ndërtimin e një të ardhme me të mire. Por tani po na duhet të notojmë në ujëra të renda, në të cilat edhe anijet më moderne e kanë vështirë të lundrojnë për të mbërritur tek ardhmëria. Tani po notojme nëpër gjak, vëllezër.
Dikush e quan Shqipërinë xhungël. Në xhungël nuk ka moral. Çështja është të dihet deri ku jane kufijtë e xhunglës. A është Shqipëria e tera xhungel apo vetëm në ca rezervate të caktuara. Nese është kjo e fundit, ka ende shprese.
Nëse është e para, d.m.th., që e tere Shqipëria është xhungle, atëherë s’ka rruge tjeter veç të blejmë nga një limë dhe të mprehim dhëmbët. Dhe të rrojmë me parimin: Kafshoni sa të mundni, sepse do t’ju kafshojnë.
Por për hir të Zotit, nëse keni ndonjë zot, mos bëni fëmijë. Të paktën, me zhdukjen tone, do të zhduket dhe vete xhungla.