E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmitarja: Dino ka abuzuar me shoket e mi

Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve britanike te akuzuar per marredhenie homoseksuale me te mitur ka vijuar me nje tjeter deshmi tronditese. Nje vajze 8 vjecare ka treguar ato cfare i kishin treguar shoket e saj, por qe edhe kishte pare nje dite ne qendren ku ishte strehuar. Floresha 8 vjecare, eshte pyetur dje perpara gjykates ne pranine e psikologes per ato cfare ajo kishte dijeni gjate kohes q kishte jetuar ne qendren "Femijet e tij". Ne deshmine e dhene me videokonference ajo ka bere me dije dje se ajo vete, nuk ishte abuzuar nga te pandehurit, por kishte mesuar se femije te qendres i kishin treguar asaj. Burime nga gjykata bene me dije se e mitura ka shpjeguar se ka pare nje dite Dinon i cili ka abuzuar me nje femije te mitur te quajtur Emiljano. Ndersa abuzimet e tjera i kishte mesuar nga vete femijet. Po dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te dy britanikeve, Dino Kristodoulu dhe Ronin Arnold pritej per te dhene shpjegimet e tij edhe nje femije i mitur, i cili nuk eshte autorizuar per te deklaruar nga ana e drejtoreshes se Shtepise se Femijes "Zyber Hallulli", Jonida Caroshi. Mesohet se drejtoresha eshte justifikuar me faktin se femija eshte i tronditur, e ndersa kete te fundit e gjen cdo dite ne Gjykaten e Tiranes. Burime nga gjykata pohuan se per te dhene deklarime, eshte kerkuar edhe ndihma nga ana e Ministrise se Drejtesise, e cila i kerkon drejtoreshes te jape autorizimin per femijen. Ne seancen e radhes pritet te deshmojne edhe femije te tjere te cilet kane jetuar ne kete qender. Dy te pandehurit e ketij procesi Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu akuzohet nga prokuroria per vepren penale te "marredhenies homoseksuale me te mitur". Paralelisht me procesin gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve Dino Christodoulu dhe Robin Arnold, ne Gjykaten e Tiranes po zhvillohet procesi i David Braun. Ky i fundit eshte nje prej ish drejtuesve te qendres "Femijet e tij". Per disa seanca me radhe nepermjet videokonferences, femije, te cilet kane jetuar ne qender, kane treguar edhe tmerret e perjetuara nga ana e te pandehurit Braun. Prokurori ka kerkuar denimin e Braun me 20 vjet burgim, ndersa mbrojtja pafajesine e tij. Femijet per te cilet dyshohet se ka abuzuar Braun dyshohet te abuzuar nga te pandehurit Kritodoulu dhe Arnold te cilet po gjykohen ne kete gjykate. R.Caushaj

1 vajze ka deshmuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve te akuzuar per "marredhenie homoseksuale me te mitur". Vajza e cila ka jetuar ne qendren "Femijet e tij" ka rrefyer ate cfare kishte pare e degjuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›